Botohet në fletoren zyrtare vendimi, nga 1 janari rritje e trajtimit financiar për 6 mijë efektivë të FA, Vengu: Trajtim dinjitoz për ushtarakët

Botohet në fletoren zyrtare vendimi, nga 1 janari rritje e trajtimit financiar për 6 mijë efektivë të FA, Vengu: Trajtim dinjitoz për ushtarakët

Vendimi për rritjen e trajtimit financiar të efektivëve të Forcave të Armatosura është botuar në Fletoren Zyrtare ditën e sotme pas miratimit nga Këshilli i Ministrave.

Nga ky vendim përfitojnë shtesë të trajtim financiar rreth 6000 efektivë të FA, prej të cilëve 2500 efektivë e marrin atë për herë të parë. Ky vendim do t'i shtrijë efektet financiare duke filluar nga 1 janari 2025 dhe fondet do të përballohen nga buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes.

"Nga ky vendim përfitojnë shtesë të trajtim financiar rreth 6000 efektivë të FA, prej të cilëve 2500 efektivë e marrin atë për herë të parë. Trajtim më të mirë financiar do të përfitojnë edhe kapacitete kombëtare si: Forcat Speciale, pilotët, inxhinierët dhe teknikët e mirëmbajtjes, njësia cyber, dronët, forcat e dedikuara për emergjencat civile dhe shumë e shumë kapacitete të tjera", njoftoi Ministria e Mbrojtjes.

Lidhur me këtë vendim ka reaguar, edhe ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, i cili përmes një postimi në Facebook shkruan se me këtë vendim hidhet një hap i rëndësishëm për një trajtim dinjitoz të ushtarakëve shqiptarë.

“Me botimin në Fletoren Zyrtare të vendimit për rritjen e trajtimit financiar për rreth 6 mijë efektivë të Forcave të Armatosura, hedhim një hap të rëndësishëm për një trajtim dinjitoz të ushtarakëve tanë krahasuar me vendet e rajonit. Duke filluar nga 1 janari 2025 edhe 2500 efektivë të tjerë e marrin këtë shtesë për herë të parë”, shkruan Vengu.

 

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

S.B//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    10 Dhjetor, 10:15

    Në përplasjen Veliaj-Berisha kujt i jepni të drejtë?



×

Lajmi i fundit

U zgjodh president i SHBA-ve, Donald Trump do të shpallet për herë të dytë 'Personi i Vitit' nga revista Time

U zgjodh president i SHBA-ve, Donald Trump do të shpallet për herë të dytë 'Personi i Vitit' nga revista Time