Botohet vepra e plotë e Kristo Frashërit për Skënderbeun, Xhufi: Jetoi katër regjime, pa bërë kompromis me asnjërin

Veprën e parë e shkroi në moshën 16-vjeçare, por jeta bëri që në të gjallë të tij, ta cilësonin si historianin e ngjarjeve madhore të historisë së Shqipërisë. Sot nga pena e akademikut Kristo Frashërit kemi botimin e plotë e tij, mbi Skënderbeun në dhjetë vëllime. Por, “mjerisht” ai nuk ndodhej për ta parë të botuar veprën e plotë edhe pse që në fëmijëri detyra, që ai mori përsipër ishte atërore, që mbi çdo gjë të bëhej një historian i ndershëm për të shkruar historinë e vendit të tij, aq të munguar prej shekujsh. Akademia e Shkencave në Ditën Ndërkombëtare të Librit, botoi të plotë veprën e Kristo Frashërit për Skënderbeun dhe Luftën Shqiptaro-Osmane, që do t’i shërbejë jo vetëm vendit, por edhe studiuesve edhe historianëve të ardhshëm.

“Akademik Kristo Frashëri takohet sot me student dhe kolegë, duke u dhënë bujarisht një pasuri të jashtëzakonshme dokumentacioni mbi figurën më të madhe të historisë së kombit shqiptar. Ai fton historianët e rinj, të sotëm edhe ata që do të vijnë, që të futen në labirintin e dokumenteve historike, të patrajtuara deri më sot” u shpreh akademikja Floresha Dado, gjatë promovimit të monografisë në Pallatin e Kongreseve.

Më tej, studiuesi Pëllumb Xhufi më tej shtoi se gjatë veprimtarive shkencore të zhvilluara në kuadrin e Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriot Skënderbeut, njohësi edhe hulmutues i palodhur i jetës edhe veprës së heroit, Kristo Frashëri me siguri që do të kishte shkëlqyer në ato veprimtari me interpretime edhe të dhëna të reja, që do t’i shtohet organizmave me atë rast nëse do të ishte gjallë.

“Megjithatë Viti i Skënderbeut, ende nuk është mbyllur si vit akademik, prandaj sot akademiku Kristo Frashëri në rishfaqet me stilin më të mirë të tij, komplet origjinal me monografinë e plotë mbi jetën edhe veprimtarinë e Gjergj Kastriotit, të riparë edhe të plotësuar, si dhe plotë nëntë vëllime dokumentare, që e shoqërojnë atë. Siç autori e parathotë,në botimin e plotë të monografisë në vitin 2002, ishin mbledhur që në atë kohë prej tij, por mungonin burimet financiare, mungonte edhe interesimi nga institucionet”, vijon Xhufi.

Më tej Xhufi shton se Kristo Frashëri ishte një historian i shkëlqyer, sepse ishte edhe një qytetar-patriot i shkëlqyer, që jetoi katër regjime, të Zogut, të pushtimit, atë komunist, edhe demokratik, duke i kaluar pa bërë kompromise me asnjërin prej tyre, duke qenë në pozita kritike edhe duke dhënë vetveten.

Ndërsa, për kontributin që ka dhënë në historiografinë shqiptare, Kristo Frashëri u vlerësua edhe me dekoratën “Gjergj Kastriot Skënderbeu”.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion