Pak ditë pas sulmit në Francë, terroristët godasin sërish shtypin e lirë. Kësaj radhe objekt janë bërë dy gazeta të tjera: e përditshmja belge “Le Soir” dhe ajo gjermane “Hamburger Morgenpost”.
Për të dyja arsyeja është e njejtë: kanë ribotuar karikaturat e revistës franceze “Charlie Hebdo”. Pasditen e së dielës “Le Soir” ka marrë një telefonatë kërcënuese për një bombë duke bërë që e gjithë redaksia të evakuohej.
Lajmi u dha nga gazetari Martine Dubisson nëpërmjet një statusi në tëitter. Ndërkaq, mëngjesin e hershëm të së dielës ndërtesa e të përditshmes gjermane ‘Hamburger Morgenpost’ është përfshirë nga zjarri. Poicia gjermane ka vënë në pranga shumë pranë vendit të ngjarjes dy të dyshuar për zjarrvënie të qëllimshme.
Sipas tyre, sulmuesit kanë sulmuar dritaret e ndërtesës dhe hodhën një shishe me benzinë brenda saj duke djegur të gjitha dokumentet, por pa shkaktuar asnjë të lënduar.

(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com