Botuesja Arlinda Dudaj rrëfehet në ‘Flasim’: Nuk i kushtohet rëndësi aktiviteteve për librin! Rama: Të futen në rol edhe Bashkitë, së shpejti qendër e re panairesh

TIRANË- Botuesja Arlinda Dudaj ka qenë e ftuara e radhës në podcastin ‘Flasim’ të kryeministrit Edi Rama. Në këtë podcast Botuesja Dudaj ka folur për lidhjen e saj me librin, historinë se si e nisi hapjen e shtëpisë botuese në moshën 22-vjeçare, librat më të shitur, por edhe për shoqërinë e saj të hershme me kreun e qeverisë. Madje, botuesja tregoi edhe se emrin shkurt ‘Arlo’, ia ka vendosur kryeministri Edi Rama prej vitesh.

“Jam e nderuar që jam pjesë e këtij podcasti. Pavarësisht se siç e the njihemi prej vitesh dhe atë emrin ‘’Arlo’’, të shkruar A-R-L-O e kam prej teje”, tha Dudaj.

23 vite nga hapja e shtëpisë botuese, Dudaj tregon se e nisi punën që në vitin 2001, por gjithçka sipas saj nisi si lojë. Ajo tregon në podcast se që e vogël kishte një lidhje shumë të ngushtë me librin dhe leximin, e nxitur më shumë nga gjyshi i saj. Përveç përmbledhjeve të shkurtra për librat që lexnte, Dudaj thotë se para se të mbaronte universitetin secili nga studentët përkthehu nga një tregim dhe profesori i atëhershëm u që ta bënin një libër. Këtu nisi rrugëtimi i saj në botën e librave, për t’u bërë sot një ndër botueset më të rëndësishme në tregun shqiptar.

“Isha 22 vjeç, por ndërkohë, në momentin qe e nisa, e kam nisur si lojë. Ka qenë komplet, komplet një lojë, por këtu nuk dua të them që unë s’kisha lidhje me librin. Me librin kisha shumë lidhje sepse e kam nisur shumë herët leximin. (...) Unë isha në universitet dhe bëmë një projekt të fundit para se diplomoheshim, kam mbaruar përkthim-interpretim në gjermanisht, dhe ne bëmë, secili nga ne përkthehu nga një tregim dhe profesori i atëhershëm na tha që ta bënim një libër. Dhe si me thënë, u futa, u përfshiva në këtë proces, sepse të qenurit botues nuk ka qenë profesion”, tha Dudaj.

E pyetur nga kryeministri Edi Rama se përse në vendin tonë nuk ka më shumë aktivitete të librit dhe se a duhet të bëjë qeveria diçka më shumë, botuesja Dudaj thotë se ka dy arsye. E para se sipas saj problemi kryesor i shqiptarëve është të mos bëhen bashkë dhe e dyta se sipas saj qeveria ndërmerr aktivitete kulturore, por pika e dobët mbetet tek libri.

“Gjithmonë kam një pyetje, pse nuk kemi më shumë aktivitete të librit që të jenë aktivitete jo thjesht promovimi i librit nga një botues, por festivale të librit, apo ky është faji i qeverisë? Duhet të bëjë qeveria diçka më shumë?”, tha Rama.

“E dyta, tani këtu hyn qeveria. Në këtë aspekt nuk është se unë mendoj që ndodhin gjëra kulturore në Shqipëri, por tek libri unë mendoj që është pak, është një pikë e dobët dhe ndoshta është edhe faji ynë”, tha Dudaj.

Por, kreu i qeverisë thotë se në këtë pikë duhet te futet edhe roli i Bashkive, të cilat sipas tij duhet të organizojnë më shumë festivale të poezisë shqipe, apo të librit, ku mund të jepen edhe çmime. Rama u ndal edhe aplikacioni TEA, i cili u ofron shqiptarëve dhe turistëve të huaj që të shikojnë falas aktivitetet që mund të ndjekin në çdo cep të Shqipërisë.  

“Tani po merr një formë edhe më të strukturuar, tani është edhe aplikacion, TEA. Është falas për çdokënd që e shkarkon dhe të jep informacione në mënyrë konstante, çfarë po ndodh aktualisht, apo çfarë ndodh javën e ardhshme apo muajt e ardhshëm, rreth e rrotull teje apo në një vend tjetër të Shqipërisë. I ka edhe me kategori , ku ka art, ku ka këtë, atë dhe këtu luajnë një rol bashkitë, por këtu duhet të stimulojmë edhe bashkitë që të kemi çmime, të kemi festivale, një festival po themi të poezisë shqipe, një festival po themi të librit për fëmijë, një çmim të autorëve X, një trofe të autorit Y, gjëra që...”, tha Rama.

Në fund, Rama lajmëron që po punohet me Bashkinë e Tiranës për një qendër të re panairesh, pasi sipas tij sipërfaqja në Pallatin e Kongreseve nuk është e mjaftueshme. Kjo qendër do të jetë gati pas disa vitesh.

“Kanë filluar tani të punojnë për një qendër të re panairesh me Bashkinë e Tiranës sepse realisht Pallati i Kongreseve është nga halli, një sipërfaqe nga halli. Ka arritur i ka mbuluar nevojat sa ka mundur, por është e lodhur dhe po punojmë për një qendër panairesh dhe jo vetëm për libri, por edhe për shumë gjëra të tjera që mund të bëjmë. Nuk është një gjë që do ndodhë nesër, por besoj brenda ca vitesh do kemi një qendër panairesh”, tha Rama.

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Buda: 08/07/2023 17:00

    Duke lexuar kete interviste prisja qe botuesja Arlinda Dudaj te demaskonte kryeministrin Edi Rama per shkaterrimin e Bibliotekes Kombetare ne Tirane, e cila ka qene Kisha dhe Xhamia jone.Turp i madh, Prishtina ka nje biblioteke te madhe dhe te bukur qe e nderon Kosoven, ndersa Shqiperia edhe ate qe kishte e ktheu ne kotec, duke ia dhene ambientet e saj firmave italiane me qira. Qyteti ku jetoj une ne SHBA ka vetem 26 mije banore, por ka nje biblioteke te mrekullueshme, me ambiente per te gjitha moshat, qe nuk i afrohet asnje biblioteke ne Shqiperi. Kryeministri i Shqiperise thote qe do te ndertoje Panair per tregti!

    Përgjigju
  • Socialisti: 08/07/2023 10:28

    Hiq rrahmanin nga parlamenti z.rama pastaj flasim per librin se u felliqem si shtet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me të paktën 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me të paktën 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar