ANGLI - Futbollisti Alex Jimenez (21 vjeç) është pezulluar përkohësisht nga skuadra e Bournemouth pas publikimit në rrjetet sociale të disa mesazheve të dyshuara 'si joshëse' me një vajzë që pretendohet se është 15-vjeçare. Klubi ka konfirmuar se është në dijeni të rastit dhe se çështja po hetohet, ndërsa mbrojtësi spanjoll nuk do të jetë pjesë e ekipit për ndeshjen ndaj Fulhamit.
Raportet i referohen një shkëmbimi mesazhesh midis lojtarit 21-vjeçar dhe një vajze të mitur (me sa duket 15 vjeç) me qëllim që ta joshur atë. Jimenez dyshohet se u përpoq ta bindte vajzën të dilte në një takim. Konkretisht, ajo shkroi: "A nuk ka rëndësi që jam 15 vjeç?" Ai u përgjigj: "Sigurisht që ka rëndësi, por më pëlqejnë vajzat e reja. Nuk kam qenë kurrë me një vajzë 15-vjeçare."
Publikimi i mesazheve shkaktoi një valë zemërimi dhe klubi anglez vendosi ta pezullonte Jimenezin në pritje të sqarimeve. Bournemouth ka theksuar se e merr shumë seriozisht situatën dhe nuk do të japë komente të tjera deri në përfundim të hetimeve.
"AFC Bournemouth është në dijeni të postimeve që qarkullojnë në mediet sociale në lidhje me mbrojtësin e djathtë Alex Jimenez. Klubi e kupton seriozitetin e çështjes dhe ka nisur një hetim. Si rezultat, Alex nuk do të përfshihet në skuadër për ndeshjen e Premier League kundër Fulham dhe klubi nuk do të bëjë asnjë koment tjetër", bën me dije klubi i Premier League.
Deri në sqarimin e plotë të rastit, bëhet fjalë për akuza dhe hetim të brendshëm nga klubi.
Bournemouth player Alex Jimenez’s messages with a 15-year-old girl have surfaced:
— Universal News (@universalnewsx) May 8, 2026
“I’ve never been with a 15-year-old girl before.” pic.twitter.com/A8BRarRoYh
Komente




