LONDËR - Manchester City fitoi sot 2-1 me përmbysje kundër Southampton në mitikun 'Wembley' dhe siguroi finalen e FA Cup. Në ndeshjen gjysmëfinale, 'Qytetarët' e Guardiolës ishin në disavantazh 0-1, megjithatë shënuan dy herë brenda pesë minutave lojë për të përmbysur gjithçka.

Southampton i befasoi të gjithë kur Finn Azaz mori një pasim të bukur dhe me një goditje të saktë e la portierin plotësisht të shtangur në minutën e 79-të. Sidoqoftë, gëzimi i Southampton zgjati vetëm katër minuta. Jeremy Doku me një goditje që u devijua nga mbrojtja përfundoi brenda portës së Peretz, duke barazuar rezultatin.

Pesë minuta më vonë Nico me një supergol nga distanca u kujdes për të përmbysur rezultatin në limitet e sfidës. Man. City kualifikohet në finalen e FA Cup e cila zhvillohet më 16 maj, teksa do të ketë përballë fituesin e çiftit Chelsea - Leeds.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 25 Prill, 21:24

    A duhet që seancat në GJKKO të transmetohen live për publikun?