Partia Demokratike ka përgënjeshtruar përmes koordinatores Reila Bozdo deklaratat e kandidatit të majtë Erion Veliaj se qeveria Rama i ka legalizuar klinikën pesë katëshe Halim Kosovës.
Reila Bozdo ka bërë publike një leje ndërtimi për rikonstruksion objekti dhe leje ndërtimi për shtesë objekti, që sipas PD, Edi Rama ka firmosur në vitin 2004 kur ishte kryetar Bashkie, për klinikën e Kosovës.
“Edi Rama e bëri qesharak kandidatin e tij për Tiranën, kur e nxori dje të sulmojë Doktor Halim Kosovën në lidhje me godinën e klinikës, që sipas tij është ndërtuar pa leje. Edhe më qesharak u bë kandidati po të keni parasysh mllefin që përdori dje me këto akuza, bazuar në mashtrim e shpifje”, tha Bozdo.
Për PD, kjo është e vërteta e dokumentuar, për të cilën askush nuk kishte dyshim, sepse Halim Kosova asnjëherë në jetën e tij nuk e ka shkelur ligjin.
Redaksia Online
(al.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO