Bozdo: Skenar i turpshmëm, policia
frikësoi njerëzit sikur do kishte dhunë

Bozdo: Skenar i turpshmëm, policia<br />frikësoi njerëzit sikur do kishte dhunë
Sekretari organizativ në Partinë Demokratike, Enno Bozdo thotë se Policia e Shtetit me daklaratat se protesta e opozitës do të ishte e dhunshme ka bërë që shumë njerëz të mos i bashkohen asaj. Megjithatë i ftuar në studio në A1 Report, Enno Bozdo deklaroi se në protestën e opozitës ishin rreth 300 mijë pjesëmarrës.
 
Bozdo tha se kjo pjesëmarrje ka qënë pasi vendi ka një sërë problemesh dhe se qeveria nuk mund t’iu japë përgjigje.
 
“300 mijë kanë qënë pjesëmarrës në protestën e opzoitës, ata që e kanë parë e vlerësojnë vetë. Qytetarët dhanë një mbështetje për opozitën, kemi të bëjmë me një pjesëmarrje të qytetarëve të ardhur nga çdo vend i Shqipërisë. Është e kuptueshme pse, sepse ka një mori problemesh. Kanë përpara vetes një qeveri që është e paaftë t’iu japë përgjigje. Premtoi shumë në fillim po ka bërë hapa pas. Premtoi uljen e energjisë dhe sot është rritur, prmetoi shëndetësi falas e sot nuk ka”, deklaroi Bozdo.  

 
I pyetur për të dhënat e Policisë së Shtetit se gjatë protestës mund të kishte dhunë, Bozdo deklaroi: “ Protesta do të ishte paqësore, se nuk mund të ishte ndryshe. U ndodhëm përball një skenari të turpshëm të ministrit të Brendhshëm dhe Policisë, që prisnin njerëz me armë e që situate të dilte nga kontrolli. Këto deklarata frikësuar njerëzit, ishte lëvizje e turpshme e Minsitrit të Brendshëm, që tensionoi qytetarët. Protesta ishte e qetë dhe paqësore, policia dezinforimoi qytetarët. Nuk është Partia Demokratike që organizon protesta të dhunshme. Policia bëri që njerëzit të mos vinin në protestë”. 


Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Protesta, militantët mblidhen në selinë blu! Pritet të marshojnë drejt Kryeministrisë

Protesta, militantët mblidhen në selinë blu! Pritet të marshojnë drejt Kryeministrisë