Bozo në Report Tv: Kosova t’i bashkohet ‘Open Balkan’, në interes të saj! Berisha të largohet, askush nuk është i përjetshëm

TIRANË- Deputetja socialiste Luljeta Bozo në një intervistë për Report Tv ka komentuar zhvillimet më të fundit politike. Ndalur në Ballkanin e hapur, Bozo tha se Kosova duhet t’i bashkohet kësaj nisme pasi është në interes të rajonit, por edhe të vetë Kosovës, pasi ky mund të jetë një hap që Serbia të njohë krimet e luftës.

“Zhvillim pozitiv, besoj dhe shpresoj se edhe Kosova do i bashkëngjitet se është në interes të të gjithëve sepse respekton dhe zbaton katër liritë kryesore, lëvizje e mallrave, njerëzve transmetim kulturash te njëri-tjetri. Ka lehtësi në pikat doganore, ka vlerë se të gjitha kulturat e vendeve bashkëpunojnë,  Ata kanë problemin, ma merr mendja mua, ngul këmbë që Serbia të njohë krimet që janë bërë në Kosovë dhe ta njohë si shtet. Njohja do vijë më shpejt nëse do kemi këto. Kosova ekonomikisht merr e jep, tregtinë më të madhe e ka me Serbinë. Ti jep e merr edhe në këto drejtimet e tjera, sepse gjërat që kanë kaluar populli kosovar nuk harrohen por nuk duhet mbetur si çengel që rajoni mos të ecë përpara”, tha Bozo.

Në 'Studio Live' me gazetarin Arbër Hitaj, teksa vlerësoi figurën e presidenti të zgjedhur Bajram Begaj, Bozo tha se procesi i zgjedhjes u zhvillua në mënyrë demokratike, por ishte opozita që dogji mundësinë të mos propozonte kandidatë.

“Procesi i zgjedhjes së presidentit u zhvillua në mënyrë demokratike, sepse iu tha mundësi gjithë grupeve parlamentare të shprehin kërkesat dhe dëshirat e tyre sesi duhet të jetë presidenti i ardhshëm. Parimet ishin pak a shumë njësoj. PS duke respektuar opozitën ia la të drejtën që në tre raundet e para të binte emrat dhe kur do të gjesh gjithmonë diçka për të ngecur e gjen. Nuk sollën emra dhe u detyruam që në raundin e katërt ta propozojë vetë”, tha Bozo.

Sa i përket Sali Berishës në krye të PD-së, Bozo tha se ka ardhur koha që t’i hapë rrugën të rinjve, pasi askush nuk është i përjetshëm.

“Sado eksperiencë të kesh duhet të hapësh rrugë për të futur të rinjtë. Të marrësh përsipër të drejtosh forcën më të madhe opozitare, duhet të kishte dhënë më shumë hapësirë të rinjve PD që mund ta çonin më përpara. S’mund të jesh i përjetshëm, ti mund të punosh por po nuk tërhoqe mbrapa brezin e ri nuk ecën puna”, vijoi ajo.

Bozo është ndalur edhe tek pensionet, ku tha se qeveria mund të bënte më shumë, ndonëse iu është gjendur pranë me bonusin për rritjen e çmimeve të produkteve të shportës, i cili sipas saj mund të vazhdojë t’iu jepet sërish.

“Ka bërë, aq sa ka mundësi, e para njëherë që ka shumë rëndësi ka bërë shumë përpjekje që njerëzit që kanë punuar jashtë, që vitet e punës t’iu njohën atje si vite pensioni, mos t’iu shkojnë dëm vitet e punës. Në 2015 u bë reforma e pensionit, ishte 24 mijë lekë të reja, s’ka rëndësi sa kishe derdhur ti, tani është kush derdh më shumë sigurime do ketë pension më të lartë kush punon më shumë do ketë pension më të lartë. Mund të bëjnë akoma më shumë të rishikojnë ligjet që sesi mund të bëhet që të rritet pak vlera  e pensioneve. Tani që janë rritur çmimet pensionistët kanë marrë bonsuin, ndoshta do vazhdojë akoma”, tha Bozo.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:26
1 vit deputete, a është penduar Luljeta Bozo që e pranoi mandatin?

 

Deputetja Socialiste prej një viti është pjesë e kuvendit të Shqipërisë. Në një intervistë për report Tv, ajo thotë se nuk është penduar që e ka pranuar mandatin, pasi ka dhënë shumë në fushën e saj, inxhinerisë e ndërtimit.

“Jo nuk jam penduar, jam menduar që në atë fushë ku jam ndërtimi, të jap maksimumin tim dhe të justifikova vetëbesimin e madh që kishin 1/3 e popullsisë së madhe, pensionet që presin t’ia zgjidh Kuvendi t’iu përmirësohet gjendja e tyre ekonomike. Bëj vazhdimisht takime me njerëzit, jo në zyrë, në rrugë kur bëj xhirot, më dërgojnë letra, mundohem t’ua zgjidh problemet, nuk është puna të zgjidh problemet e vogla. Duhet të marrësh hallet, t’i orientosh. Kemi bërë në fushën e ndërtimit një punë shumë të madhe. Urdhri i inxhinierit, rregullon tregun e punës dalin vetëm prof., çdo vit të azhurnojë një pjesëtarët e urdhri me të rejat e shkencës së teknologjisë dhe i mbron inxhinierët nga çdo ndërhyrje që bëhet në profesionin e tyre”, tha Bozo në ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbërori: 07/06/2022 21:13

    Ti e nderuar Bozo Jeton ende në sistemi e kalbur Enverist me popovica e rankovica , turp turp

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë