/ATSH/ - Lëvizja Europiane për Shqipërinë njofton për mundësi praktike dhe trajnimi pranë Bankës Qëndrore Europiane. Sipas EMA-s aplikimet do të mbyllen më 26 janar 2015!
Banka Qëndrore Europiane, e themeluar në 30 qershor 1998 në Frankfurt, është përgjegjëse për politikën monetare në të gjitha vendet e Eurozonës.
Që nga 1 janari 1999, detyrat e saj kryesore janë ruajtja e stabilitetit të çmimemeve në Eurozonë dhe zbatimi i politikës monetare europiane, të përcaktuar nga Sistemi Europian i Bankave Qendrore.
Organet vendimmarrëse të Bankës Qendrore Europiane( Bordi ekzekutiv dhe Këshilli drejtues) drejtojnë Sistemin Europian të Bankës Qendore, që ka për detyrë të menaxhojë qarkullimin e parasë, të kryejë veprimet e shkëmbimit të valutës të huaj, ruajtjen e menaxhimit te rezervave shtetërore në valutë të huaj të shteteve anëtare, si dhe të sigurojë funksionimin sa më të mirë të sistemit të pagesave.
/Shqiptarja.com