TIRANE - Akuzave të Kryeministrit Berisha, sipas të cilit opozita po tremb përmes kërcënimeve investitorët e huaj, iu përgjigj deputeti socialist Erjon Braçe, i cili pohoi se shefi i qeverisë është trembur nga premtimi i PS për transparencë mbi procedurat dhe kontratat koncesionare të burimeve natyrore e ndërtimin e hidrocentraleve.
Nga profili i tij në Facebook, Braçe tha se Berisha trembet pasi e di mirë se lejet koncesionare kanë përfunduar në familjet dhe të afërmit e ministrave, deputetëve e klientëve të tij.
Deputeti socialist përsëriti se PS do të bëjë transparencë të plotë për secilin nga ministrat, deputetët e drejtorët e administratës ndërsa premtoi se askujt tjetër nuk do t’i bihet në qafë nëse ka përfituar çdo gjë ligjërisht e ndershmërisht.
Më pas Braçe i ktheu akuzën mbrapsht dërguesit ndërsa duke iu drejtuar direkt Kryeministrit Berisha, shkruan se është pikërisht ai që çon dëm investimet e sipërmarrësve të ndershëm dhe jo PS.
Braçe solli edhe shembullin e KESH, Korporata Elektroenergjitike Shqiptare, e cila i ka investitorëve 1.1 miliardë lekë të reja borxh, ose thënë ndryshe 11 milionë dollarë. KESH blen energji që nuk ka para të paguajë – i shkruan Braçe Berishës – sepse ti për interesa politike e me vendime politike në favor të CEZ, e ke shkatërruar aftësinë e saj paguese.
Dhe sipas deputetit të PS, ky është një krim i Kryeministrit që kërkon transparencë dhe hetim.
(im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com