TIRANË – “Humnera fiskale që i ka lënë këtij vendi Sali Berisha po thellohet çdo ditë,”- ka shkruar sot në Fb, deputeti i PS-së Erion Braçe nisur nga një fakt i zbuluar dje në Komisionin e Ekonomisë së Kuvendit.
Sipas Braçes, një pjesë e mirë e borxhit që shteti i ka pasur kompanive private, jo vetëm që s’është shlyer, por as nuk është regjistruar.
E kjo ka qënë pikërisht arsyeja që dje, “në Komisionin e Ekonomisë, miratuam ligjin për marrëveshjen e auditimit të borxheve që Qeveria u ka sipërmarrjeve në bazë të kontratave të investimeve apo shërbimeve.
Ky është hapi i parë për të mbajtur premtimin, shlyerjen e detyrimeve që qeveria u ka sipërmarrjeve,”- thekson Braçe.
Braçe vë në dukje sërish se “gjendja është e rëndë dhe ka ndikuar tek sistemi financiar, veçanërisht në rritjen e nivelit të kredive të këqia. Në të tilla kushte; prioritet mbetet interesi public, duhet që strategjia e shlyerjes së këtyre detyrimeve të ketë prioritet njerëzit, punëtorët, veprat publike dhe jo interesin e atyre që kanë hyrë në biznes të pastrojnë para apo të bëjnë para duke ndërtuar pa ndalur, por të ndalur qartë nga shitja, si në Farkë, Kashar, Yzberisht etj.
Babëzia sjell edhe falimentin; besoj ta kenë ditur edhe këtë,”- përfundon deputeti socialist.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com