Braçe: Bolino e Arvizu nën
sulmin primitiv të Berishës
Një tjetër figurë politike i është bashkuar reagimeve ndaj gjobës prej 75 mijë euro që Gjykata e Tiranës i ka vendosur pa të drejtë, Drejtorit të gazetës italiane “La Gazzetta del Mezzogiorno”, Carlo Bollino. Deputeti i PS, Erion Braçe ka reaguar mbi mënyrën sesi kreu i qeverisë po vepron sipas tij ndaj dy të huajve që jetojnë, punojnë e kontribuojnë në Shqipëri, gazetarit Carlo Bollino dhe ambasadorit të SHBA në Tiranë, Alexander Arvizu.
TIRANE- Një tjetër figurë politike i është bashkuar reagimeve ndaj gjobës prej 75 mijë euro që Gjykata e Tiranës i ka vendosur pa të drejtë, Drejtorit të gazetës italiane “La Gazzetta del Mezzogiorno”,
Carlo Bollino.
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka reaguar mbi mënyrën sesi kreu i qeverisë po vepron sipas tij ndaj dy të huajve që jetojnë, punojnë e kontribuojnë në Shqipëri, gazetarit Carlo Bollino dhe ambasadorit të SHBA në Tiranë, Alexander Arvizu
Më poshtë vijon reagimi i plotë i deputetit të PS-së, Erion Braçe.
“Jam i irrituar me atë që Sali Berisha po i bën dy njerëzve të mirë që shërbejnë në këtë vend.
Njëri është po aq shqiptar, saç është edhe italian.
Karlo Bollino quhet. Është themeluesi i gazetarisë profesioniste, të ndershme e të pakorruptuar në këtë vend!
Tjetri është po aq shqiptar saç është edhe amerikan.
Alexander Arvizu quhet. Është ambasadori i SHBA në Tiranë, në shërbimin diplomatik ndër më të rëndësishmit në këtë vend e për çdo shqiptar.
Karlo është dënuar pa qenë në gjyq, pa avokat, pa faj, politikisht, në një gjest hakmarrje primitive për gazetarinë e tij. Të gjitha bashkë prej pushtetit më të korruptuar në këtë vend, drejtësisë sipas Sali Berishës!
Ambasadori Arvizu po “dënohet” pa gjyq, po sulmohet turpësisht, thjesht e vetëm për parimësinë e tij, nisur nga ato më të rëndësishmet, demokracinë, zgjedhjet dhe pushtetet e pavarura. Të gjitha bashkë nga pushtetari më i korruptuar në Shqipëri, Sali Berisha, madje edhe me paratë e taksave që ne shqiptarët i paguajmë.
Sali Berisha po e bën këtë vend të papajtueshëm për shqiptarët dhe të huajt.
Siç për ne shqiptarët që e kundërshtojmë dhe e refuzojmë, ashtu edhe për çdo të huaj, parimet e të cilëve, të përbotshme, refuzohen nga parimet primitive e tribale, autokratike e të dhunshme të tij.
Duhet ta zhbëjmë Shqipërinë e Berishës!
Duhet të ndërtojmë Shqipërinë e njerëzve të thjeshtë, të drejtë, të ndershëm, të lirë e demokratë, për vete dhe për çdo të huaj që punon e shërben këtu!”
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.3%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4400
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Një amnisti? A nuk rrezikon të rikonfirmojë 'de jure' dhe përfundimisht në postet e tyre politikanët e këtyre tridhjetë viteve?
29 Tetor, 16:05
-
Ilir Yzeiri: Amnistia dhe sqarimi i (pa)nevojshëm i Bolinos
27 Tetor, 10:40
-
Carlo Bollino: Duhet një amnisti? Një sqarim për ata që e kritikojnë pa e lexuar (ose nuk duhet ta kuptojnë) pyetjen time
26 Tetor, 17:16
-
Carlo Bollino: SPAK dhe Amnisti: Një rrugë e mundshme për një drejtësi të pranueshme dhe paqe politike?
25 Tetor, 14:53
-
Carlo Bollino ironizon familjen Berisha: Përpara më etiketonin si ''fashisto-komunist'', tani jam ''peng'' por njëkohësisht edhe ''anëtar'' i SPAK!! Ata janë komplet në panik, i mirëkuptoj
20 Shtator, 12:27
-
Carlo Bollino: Berisha nuk meriton të fitojë zgjedhje jo vetëm se është i korruptuar, por mbi të gjitha se ka mbetur një diktator!
19 Shtator, 16:56
-
Berisha në sulm: Bollino është anëtar i organizatës kriminale të SPAK! Bollino i përgjigjet: E vlerësoj, por jam thjesht një gazetar i fakteve!
18 Shtator, 17:17
-
Carlo Bollino: ''Vakëf'' dhe ''VKM e personalizuar'', Berisha dhe dhëndri do të përgjigjen penalisht për shpifjet e presionet ndaj meje!
11 Shtator, 21:09
-
Carlo Bollino: Opozita në duart e Berishës dhe rrjeta e merimangës që po e çon drejt humbjes së dhjetë
9 Shtator, 19:07
-
Në Bunk’Art2 hapet 'Dhoma e Manipulimeve': Për herë të parë tregohet lidhja mes iluzioneve optike dhe propagandës komuniste
5 Gusht, 16:08
-
Carlo Bollino: Mbyllja e “Gazetës Shqiptare”, pak hipokrizi, por shumë histori e vlera ikin me të
1 Gusht, 20:01
-
Carlo Bollino: Nga Franca paralajmërim për Berishën, populli mund të bashkohet kundër opozitës kur e konsideron më të rrezikshme se qeverinë
9 Korrik, 13:16