Braçe: Bushati degradoi
median, të iki nga KKRT

TIRANE-Kryetarja e Këshillit Kombëtar të Radio Televizioneve (KKRT), Endira Bushati, duhet të japë dorëheqjen pasi është përgjegjëse për degradimin e medias në Shqipëri. Është ky mendimi i deputetit socialist Erjon Braçe.

Në një mesazh të postuar në Facebook, Braçe deklaroi se Bushati po mban një “post jo politik, ligjërisht të pavarur dhe thellësisht profesional” pavarësisht nga fakti se ajo “ishte këshilltare e Sali Berishës kur u emërua”.

Sipas deputetit të Partisë Socialiste, “qysh kur zonja politike u ul në atë karrige, media degradoi nga ‘edhe e pavarur’ në ‘tërësisht politike’. Nëse sot kemi një RTVSH banal, më keq dhe politik si asnjëherë, përgjegjësia është edhe e saj. Nëse sot frekuencat i zapton njësoj si tokat Sandri duke vënë tabelën ‘e xanun’, përgjegjësia është direkte e saj”.

Braçe akuzoi kryetaren e KKRT se po ndëshkon “çdo televizion, madje çdo emision që sipas Sali Berishës është politikisht opozitar me të”.

“Endira duhet të dorëhiqet”, shkruan Braçe, duke ftuar të gjithë miqtë e tij në Facebook që të shkruajnë në profilin e saj: “Dorëhiqu”!

(im/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 18 Shkurt, 07:09

    Sulmet nga politika, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?



×

Lajmi i fundit

Masakra e Dobraçit! Renea 'zbarkon' në Shkodër, janë lëshuar 5 masa arresti, kryhen kontrolle në banesa

Masakra e Dobraçit! Renea 'zbarkon' në Shkodër, janë lëshuar 5 masa arresti, kryhen kontrolle në banesa