Braçe:Duka injorant,ta qepë gojën
se bëri biznes personal me futbollin

Braçe:Duka injorant,ta qepë gojën<br />se bëri biznes personal me futbollin<br>
Deputeti socialist, Erjon Braçe, ka sulmuar ashpër Presidentin e FSHF, Armand Duka, i cili është në garë për të marrë sërish drejtimin e këtij institucioni, duke thënë se e ka çuar futbollin shqiptar në një gjendje mjeruese.

Në emisionin ’45 minuta’, në Report Tv, Braçe e cilësoi Dukën injorantin më të madh të një institucioni, teksa theksoi se ai po bën biznes personal me futbollin, pasi vendos pikërisht ai se kush duhet ta fitojë kupën, kush duhet të shkojë në kupat evropiane, e me radhë.

Sa i takon ndërhyrjeve politike në garë, duke u nisur nga kandidimi i deputetit socialist, Bashkim Fino, për President të FSHF, Braçe i kërkoi Dukës të qepë gojën dhe të mos flasë, pasi është vetë ai që e ka politizuar futbollin, duke futur kryetarë bashkish, të cilët kanë votuar politikisht në mbështetje të tij.

Keni koment për garën në FSHF?
Më ka ardhur keq që nuk isha te lista e presidentit tek ata që po ndikonin politikisht në proces. Këtu mund të flasim lirisht, sepse në Tv e tjera të vënë pas murit. Kjo nuk do të thotë se Duka ka arritur të bindë mediat me vizionin e tij të gjerë. Mua më duket injoranti më i madh i një institucioni, është paraja në mes që ka detyruar një pjesë të madhe të tv, paraja e reklamës, mjafton të shohësh listat. Ajo që më shqetëson pafund, duke marrë shkasë dhe nga drama që po i ndodh peshëngritjes, është pikërisht kjo. Duka ka shkatërruar garën në sportin më popullor në vend. Është ky njeri që vendos se kush duhet të dalë kampion, kush duhet të dalë i treti, kush duhet të fitojë kupën e Shqipërisë dhe të shkojë në kupat e Evropës.

Ky njeri është i mbrojtur nga ndërkombëtarët?
Faktori ndërkombëtar? Kush është ...

UEFA ...
De Biasin e konsideroni faktor ndërkombëtar tani ju.

Kemi pasur ish-ministrin e Kulturës që tentoi të hynte në punët e FSHF dhe u mbrojt, edhe Duka këtë po bën. Ka ndërhyrje politike?
Nuk ka asnjë ndërhyrje politike në proces, zero. Janë historia kot. Duka kishte një mundësi të artë në 16 vite të ndryshonte futbollin shqiptar. Për fat të keq e ka ndryshuar, thoshte që gjatë kohës sime ka dalë edhe Tirana 5 herë kampion, ka dalë Dinamo, Elbasani, që janë në kategori inferiore. Kjo tregon si është zhdukur futbolli në ato qytete ku ka qenë shumë. Tani ka përfunduar në një ekip dhe ka qenë vullneti i Dukës. Ai e ka pasur gjithë mundësinë ta ndryshojë dhe nga pikëpamja ekonomike futbollin, dhe mund të ndryshonte edhe Asamblenë që do votojë.

Aty ka kryetarë bashkish, që kanë votuar politikisht për të mbështetur Dukën. Ai kishte mundësinë ta udhëhiqte futbollit drejt ekonominë dhe jo drejt bashkive, duke e lënë në mjerim. Tani duhet ta qepë dhe të mos flasë më, i ka pasur të gjitha në dorë, nuk ka bërë, ka bërë biznes personal me futbollin, me të drejtat televizive dhe për këto çështje duhet të flitet. Unë jam i pakënaqur nga ato që thotë Fino, nuk i bie në kokë dhe të flasë për korrupsionin e Dukës. Është aksioner i kompanisë që mban zemrën e fanellës. Ku ndodh kjo? 

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

‘Moodi im pas një tjetër procedimi penal’, Kryemadhi shfaqet duke kërcyer në pishinë: Nuk mu ndanë sa majtas djathtas

‘Moodi im pas një tjetër procedimi penal’, Kryemadhi shfaqet duke kërcyer në pishinë: Nuk mu ndanë sa majtas djathtas