Braçe filmon rrugën Lushnje- Berat:
Edhe Merkel i ka zili rrugët tona

Braçe filmon rrugën Lushnje- Berat:<br />Edhe Merkel i ka zili rrugët tona
TIRANE- Deputeti socialist i qarkut të Beratit, njëkohësisht nënkryetari i grupit PS, Erjon Braçe, vazhdon të denoncojë infrastrukturën e dëmtuar të rrugës Lushnje- Berat e cila vetëm përkeqësohet dita ditës. Nëpërmjet rrjetit social facebook, Braçe bëri publike sot në mëngjes fotot e rrugës Lushnje- Berat të cilën siç thotë vetë po e përshkon sot.

Rruga është e mbuluar nga uji i cili ka dalë nga kanali ndërsa makinat duken se zhyten në gropat e thella. Duke përshkruar foton Braçe ironizon me kryeministrin Berisha duke i thënë se as kancelarja gjermane nuk mund të arrijë këtë bum ekonomik.

“Tani sapo ne "Mrekuline infrastrukturore" Lushnje Berat!! Gropat 30 cm të thella e të mbuluara nga uji-më keq nga Java në javë! Ky është bumi ekonomik i Salih Argita Shkelzen Berisha! Të plasë zonja Merkel, të plasë! Si bën dot rrugët me kaq gropa në Gjermani!”

lushnje berat

Edhe pak ditë më parë, më 13 korrik Braçe denoncoi dëmtimin e rrugës duke publikuar një foto. “Sali, jam une "kundershtari"! Prape! Kjo është rruga Lushnje-Berat, mbi të po udhetoj akoma. Kam 55 minuta për vetëm 38 kilometra! Si rregull rruga duhet të jetë e sheshtë këtu është vetëm grope!! Shihe foton!
Fusnote:mos u shastis nga uji, është i kanalit e ka dale mbi rruge, si përherë!”- shkruan Braçe në përshkrimin që i bën fotos.

lushnje berat

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë