Braçe-grekëve: Po pas PBDNJ-së
kush qëndron, Kryeministri Tsipras?

Braçe-grekëve: Po pas PBDNJ-së<br />kush qëndron, Kryeministri Tsipras?
Deputeti socialist Erjon Braçe ka reaguar menjëherë pas akuzave të mediave greke se pas PDIU-së në Shqipëri fshihet presidenti turk, Erdogan.
 
Në një postim në Facebook, ligjvënësi socialist shprehet i bindur se kjo nuk është e bazuar në asnjë provë, përpos fjalëve që thotë deputeti Sali Berisha. Deputeti socialist është shprehur se një vend i Bashkimit Europian nuk duhet të vijojë të mendojë kështu.
 
Postimi i plotë i Braçes në Facebook:
 
“Po lexoj se grekët mendojnë që, pas PDIU qëndron Erdogan!!
 
Janë të bindur, por nuk kanë asnjë provë, vetëm ç’thotë Sali Berisha.
 
Pyetjen e kam unë;
 
Po pas PBDNJ, kush qëndron, Tsipras?
 
Po si ka mundësi që një vend i Bashkimit Europian të vijojë të mendojë kështu?
 
Shikoni, marrëdhëniet e Shqipërisë me Greqinë janë të rëndësishme, jemi fqinjë të mirë mendoj unë dhe, duhet të dialogojmë, diskutojmë, bashkëpunojmë, si partner të barabartë e serioze ama, në Europë, këtë të këtij shekulli”. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s’do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, “kalbja mediatike” e Tiranës infektoi Prishtinën

Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, “kalbja mediatike” e Tiranës infektoi Prishtinën