Braçe: Guroret në
Bogovë, po ndotin ujin

Braçe: Guroret në<br />Bogovë, po ndotin ujin
Komisioni Parlamentar i Ekonomisë ka miratuar dy marrëveshje kredie për furnizimin me ujë të pijshëm të Kamzës, Fierit, Lushnjes, Kuçovës, Beratit dhe Sarandës. Por të dyja këto marrëveshje janë kritikuara nga Partia Socialiste në këtë komision. Njëra për shkak të normës së interesit, dhe e dyta për shkak të veprimit në terren për ndërtimin e impiantit të ujit. Referuar relacionit, kredia e parë me vlerë 2 milionë euro ka një interes vjetor 2 për qind, kjo e konfirmuar nga përfaqësuesit e ministrisë. Ndërkohë që për kredinë e dyte me vlerë 12 milionë euro, norma e interesit nuk është përcaktuar në marrëveshje. Specialistet e Ministrisë së Financave shpjeguan se është rënë dakord verbalisht me Bankën Gjermane KFË që interesi të mos jetë më shumë se 2 për qind, por do të përcaktohet pasi marrëveshja të ratifikohet nga Parlamenti. Një formë negocimi, kjo që është konsideruar e gabuar dhe jo profesionale nga opozita. Deputetja e Mimi Kodheli, referuar relacionit, ka pohuar se duhet të vendoset në projektligj kjo përqindje para se të kalohet në Parlamentin e Shqipërisë për votim. Kjo është mbështetur edhe nga deputeti tjetër i PS, Arben Malaj. “A mund të më thoni se në cilin nen të marrëveshjes ka një paragraf ku është rënë dakord me kreditorin dhe qeverinë shqiptare që niveli maksimal i kësaj kredie nuk do të jetë më shuam se 2 %. Nga pikpapmja profesionale nuk e kuptoj dot sqarimin tuaj që duke mos shkruar 2 % të detyrimit ju keni kursyer”, është shprehur deputeti socialist. Por ministria e Financave bëri me dije se kjo do të jetë 2%, pasi banka gjermane jep gjithmon kredi me interes shumë të vogël. “Ndaj u pa e lejueshme apo e pranushme që norma e interesit do të vendosej ditën pas ratifikimit. Por me angazhimin zyrtar që KFW është shprehur që norma e interesit nuk do i kalojë 2 për qind”, u shpreh përfaqësuesja e Ministrisë së Financave. Pavarësisht këtyre konstatimeve dhe diskutimeve, Komisioni Parlamentar i Ekonomisë i miratoi me votat e mazhorancës dhe të opozitës të dyja marrëveshjet e kredisë.
MALI I TOMORRIT
Shpërthimet me tritol në malin e Tomorit, jo vetëm po dëmtojnë sipërfaqe të tëra por tashmë kanë ndotur vendburimet e Bogovës. Shqetësimi ngrihet nga deputeti socialist Erjon Braçe në komisionin e Ekonomisë. “Edhe pse ka 5 vjet që kemi ankimuar në ministrinë e Ekonomisë dhe të Transporteve ende nuk është marrë asnjë masë në lidhje me këtë problem. Aty ka firma që punojnë me leje dhe pa leje, ministria e ekonomisë duhet që të pezullojë lejet”, është shprehur Braçe. Sipas tij, uji për shkak të kësaj historie, vjen i turbullt. “Siç thonë specilistët po vazhdoi kjo batërdi në Malin e Tomorit apo afër vendburimit të Bogovës, që është i rrethuar, por i pambrojtur nga pikëpamja gjeologjike nga ky lloj agresioni, uji trembet dhe imagjinoni se çfarë katastrofe është. Unë mendoj që është emergjente që të planifikohen masa shtesë sigurie dhe të ndërprerë aktivitetin i karrierave të cilat një pjesë janë pa leje”, është shprehur deputeti Barçe, gjatë komisionit të Ekonomisë. Nga ana tjetër drejtori i ujësjellës kanalizimeve në ministrinë e transporteve, Edmond Hage tha se ky fakt është i vërtetë por ministria ka marrë të gjitha masat. Debati ndodhi gjatë diskutimit të dy marrëveshjeve të huas që qeveria shqiptare po i merr bankës gjermane KFW për realizmin e projekteve për furnizimin me ujë të disa qyteteve të vendit.
(Shkrimi u botua sot ne gazeten Shqiptarja.com)
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës