Ai bën me dije se nga këto taksa do të përjashtohen pensionistët që jetojnë të vetëm në banesë por edhe familjet që marrin ndihmë ekonomike. “Pensionistet e vetem dhe familjet me ndihme ekonomike, nuk do te paguajnë taksen e nderteses! Jam i kenaqur qe grupi i deputeteve te PS ne komisionin e ekonomisë, vendosi sot te perjashtoje nga pagimi i taksës se ndërtesës, pensionistet e vetëm dhe familjet me ndihme ekonomike”, shkruan Braçe në profilin e tij në facebook.
Ndër të tjera, ai bën me dije se “Komisioni po verifikon te gjithë legjislacionin që u jep te drejtën bashkive, te përjashtojnë nga pagesa e taksës se ndërtesës, personat me aftësi te kufizuara qe janë kryefamiljare e nuk kane asnje pjestar te familjes te punësuar”. “Dua t’i falenderoj publikisht koleget, Blerinën si relatore, Kryeministrin qe e mbështeti këtë propozim qysh ne mbledhjen e grupit te deputeteve socialiste dhe ministrin e Financave qe vigjeloi deri ne formalizimin e votimin e këtij propozimi! Nganjëherë, politika vlen edhe për kaq!”, thotë Braçe.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com











