TIRANË - Pas marjes të pandehur të Shpëtim Gjikës, deputeti socialist Erjon Brace, ka reaguar në rjetin social “Facebook”, ku shprehet që është dakort me hetimet e prokurorisë, por jo vetëm për këtë rast. Pasi hetime duhet të kryhen edhe për rastin e kompleksit “Jon” në ujin e ftohtë Vlorë.

Braçe në statusin e tij në “Facebook” shprehet: Po! Edhe unë dua të hetohet e gjithë praktika, prej pronësisë, lejës së ndërtimit, kushteve teknike të Kompleksit “JON” në ujin e ftohtë Vlorë.

Nuk dua tja di fare se si quhet investitori apo pronari, quhet Xhaferr, Erjon apo Lulëzim! Dua drejtësi dhe këtë kam dy vjet që e kërkoj. Deputeti socialit, vazhdimit ka ngritur shumë pikëpyetje lidhur me ndërtimin e kompleksit “Jon” në Vlorë.

Shkrimi u publikua sot (29.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)