Braçe: Kushtetuesja e kapur nga PD
Basha mbron gjyqtarët e korruptua

Braçe: Kushtetuesja e kapur nga PD<br />Basha mbron gjyqtarët e korruptua
Erjon Braçe deklaron se ligjin e Vettingut e ka bllokuar PD me qëllim pengimin e hapjes së negociatave me Bashkimin Europian, ndërsa Gjykata Kushtetuese është e kapur politikisht.
 
Basha thotë se interesi i vetëm i Bashës dhe PD, ka të bëj me ruajtjen të paprekur të kastës së prokurorëve e gjykatësve të korruptuar e politik, aktualisht në sistemin e Drejtësi, si pushteti real që ai dhe PD kanë sot në Shqipëri.
 
Ndërsa deklaratën për ndryshim të ligjit të Vettingut, Braçe thotë se nëse Basha bëhet pishman me Kushtetutën e re duhet ta negociojë me BE dhe SHBA, pasi ata janë autorët dhe zbatuesit sipas Kushtetutës të atij ligji.
 
 
Statusi i plotë i Erjon Braçes
Lylzim Basha thote nje here te vetme te verteten:

GJYKATA KUSHTETUESE ESHTE E KAPUR POLITIKISHT DHE,

GJYQI PER WETTINGUN ATJE ESHTE BANAL!

Nuk di ce gjeti, nuk e spjegoj dot vec me faktin qe eshte nje budalla.

Por i tha nje per nje te gjitha te vertetat:

E para, ligjin per Wettingun e ka bllokuar ai dhe PD;

E dyta, Gjykata Kushtetuese eshte e kapur politikisht nga ai dhe PD;

E treta, gjyqi ne Gjykaten Kushtetuese ka vetem nje qellim, ndryshimin e ligjit te Wettingut sipas mendjes se PD dhe interesit te gjykatesve e prokuroreve te saj;

E katerta, nese PD bie dakord me qeverine te ndryshoje ligjin, ska pike rendesie gjyqi ne Gjykaten Kushtetuese;

E pesta, kerkimi i opinionit te Komisionit te Venecias per ligjin e Wettingut nga Gjykata Kushtetuese eshte kot, preteks per te fituar kohe dhe rritur presionin mbi qeverine;

E gjashta, ai dhe PD nuk kane asnje interes lidhur me procesin e celjes se negociatave per anetaresim te Shqiperise ne BE;

E shtata, interesi i vetem i Lylzim Bashes dhe PD, ka te bej me ruajtjen te paprekur te kastes se prokuroreve e gjykatesve te korruptuar e politik, aktualisht ne sistemin e Drejtesi, si pushteti real qe ai dhe PD kane sot ne Shqiperi.
Natyrisht,

Lylzim Basha meriton nje pergjigje te qarte e te prere nga maxhoranca aktuale pas kesaj deklarate.
Deri atehere dua te shtoj dy gjera;

E para, Wettingu duhet te nise menjehere, sic e kerkon Lylzim Basha, sipas Kushtetuetes, aneksit te saj per kete proces, me dorezimin e deklarimit te pasurise nga cdo gjykates e prokurore dhe me kontrollin e plote te ligjshmerise se pasurise se deklaruar prej tyre nga ILDKPI.


E dyta, ndryshimin e ligjit nese behet pishman me Kushtetuten e re pasi ta lexoje, Lylzim Basha duhet ta negocioje me BE dhe SHBA, ata jane autoret dhe zbatuesit sipas Kushtetutes te atij ligji.
 
 


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Ndërron jetë në moshën 88-vjeçare aktori dhe producenti i njohur francez Alain Delon

Ndërron jetë në moshën 88-vjeçare aktori dhe producenti i njohur francez Alain Delon