TIRANE- Deputeti Erjon Braçe ka reaguar në Facebook mbi qëndrimet që po mban kryetari i PD-së, Lulëzim Basha. Duke e quajtur si keqbërës, Braçe ka thënë se një sërë dosjesh që kanë emrin e Bashës që presin të hetohen. “Kam dy ditë që e dëgjoj të hakërrehet, kërcënojë, fyej dhe natyrisht të gënjejë, gjithnjë duke qeshur njësoj si çdo i papërgjegjshëm për fjalët e veprimet që bën.

Njëherë duke folur për kobure, njëherë për thikë, njëherë për reagim serioz, një herë për furtunë. Duket qartë se nuk di çfarë thotë, çfarë kërkon. Lulëzim Basha është një keqbërës recidivist. Ka mbi kurriz të tij një akuzë të rëndë për korrupsion (Rreshen-Kalimash); Akuza është e pagjykuar sepse ministri mori raport, nuk u paraqit në Gjykatën e Lartë derisa imuniteti e mbrojti; Ka mbi kurriz të tij një akuzë publike, ende të pa ngritur ligjërisht për krimin e tmerrshëm të 21 Janarit;”shkroi  Barçe.


Shkrimi u publikua sot (03.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)­