Braçe: Lulzim trego e kujt ishte
kompania ku pagove për lobim

Braçe: Lulzim trego e kujt ishte<br />kompania ku pagove për lobim<br>
Deputeti Erion Braçe ka reaguar në lidhje me 825 mijë dollarët e e paguar nga PD për lobim në SHBA dhe që nuk janë deklaruar në KQZ.

Braçe pyet nëpërmjet një statusi në Facebook se “e kujt ishte kompania “Biniata Trade LP” e regjistruar në parajsë fiskale dhe që paguan paratë e saj për PD-në?”.

"E para, akuza për mashtrim te KQZ, institucioni kushtetues ku deklarohen shpenzimet e fushatës apo dorëzohet bilanci i shpenzimeve të çdo partie politike. E dyta, akuza për origjinën e parave, si për pagesën e parë ashtu edhe për të dytën, përmes kompanisë Biniatta Trade LP-rregjistruar në një parajsë fiskale”, shkruan Braçe.

Statusi në Facebook i Erjon Braçes

LULZIM BOLL GENJEVE!

BOLL BERE PROPAGANDE!

PYETJA ESHTE E THJESHTE:

E KUJT ESHTE KOMPANIA BINIATTA TRADE LP, RREGJISTRUAR NE PARAJSE FISKALE DHE QE PAGUAN PARATE E SAJ PER PD-NE TENDE!

KAQ!

Lulzim Basha ti hetoj te gjithe, pa perjashtim;

Edi Ramen, Fatmir Xhafajn, Taulant Ballen, Blerina Gjylametin, Elona Gjebrene, ke te doje duke e shtuar listen.

Per nje gje jam i sigurt;

Secili prej tyre, ne pushtet ose jo, nuk ka vrare kend ne cdo cep te ketij vendi, perfshire edhe bulevardin Deshmoret e Kombit!

Por une jam edhe me i sigurt se,

Parate e ardhura ne nje xhiro nga Skocia ne Belize e pastaj ne Eashington, me origjine parajsat fiskale,

jane te tijat.

Sot ai tha se,

dy kontratat jane publike dhe se mund ti jepte kujtdo nje kopje.

Pa asnje diskutim qe nuk ishin publike, tani jane publike!

Por nuk eshte kjo akuza, fare.

Akuzat te cilave Lulzim Basha nuk i pergjigjet jane te tjera;

E para, akuza per mashtrim te KQZ, institucioni kushtetues ku deklarohen shpenzimet e fushates apo dorezohet bilanci i shpenzimeve te cdo partie politike.

PD e drejtuar ekskluzivisht nga Lulzim Basha dhe familja e tij,

nuk ka treguar ne KQZ per keto kontrata dhe faturen financiare te tyre.

E dyta, akuza per origjinen e parave, si per pagesen e pare ashtu edhe per te dyten, permes kompanise Biniatta Trade LP-rregjistruar ne nje parajse fiskale.

PD e kontrolluar deri ne qindarken e fundit nga Lulzim Basha dhe familja e tij, nuk ka treguar kompanine Biniatta Trade LP dhe origjinen e parave qe kjo kompani ka paguar per llogari te PD.

Po e vertete eshte,

kompania e lobimit ka pranuar qartesisht ne Departamentin e Shtetit se kjo pagese eshte kryer nga kompania e rregjistruar ne parajsen fiskale per llogari te PD.

Pyetja per Lulzim Bashen eshte e thjeshte:

E kujt eshte kompania Biniatta Trade LP qe paguan para ne SHBA per llogari te PD?

Kaq!

Pastaj te hetohet kushdo nga Edi Rama deri tek cilindo qe keni ne listen tuaj politike.

Por kjo e jotja Lulzim eshte ceshtje tjeter!

Per mua eshte histori e parave te qelbura te korrupsionit.

Te tuat natyrisht.

Ne te tilla raste je ti qe duhet te provosh gjithcka.

Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki