TIRANË - Barbarët! Kështu i ka cilësuar deputeti socialist Erjon Braçe protestuesit të cilët kundërshtuan parkun e lojërave tek Liqeni duke shkulur rrethimin e hekurt e duke i tërhequr ata zvarrë drejt Bashkisë për të simbolizuar rrethimin e saj.
 
Në një postim në rrjetin social Facebook, Braçe ka shpërndarë një video nga protesta, ku duket teksa përfaqësuesit e PD-së udhëheqin turmën, siç është në këtë rast kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike Belind Këlliçi. Protestuesit shfaqen në video teksa tërheqin nëpër bulevardin "Dëshmorët e Kombit" gardhin e shkulur nga kantieri i ndërtimit tek Parku i Liqenit Artificial.
 
"Barbarët! Në krye Kërriçi! Këta nuk e meritojnë këtë qytet. Besoj kush dje kishte dyshime tani është i qartë. Shihini!", shkruan Braçe.
 
Këlliçi- Braçes: Kone e vogël, s’meriton të quhesh as qen
Një deklaratë e ashpër ka ardhur nga kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike në adresë të deputetit socialist Erion Braçe, pak orë pasi ky i fundit i quajti barbarë protestuesit demokratë. Përmes një njoftimi të shpërndarë për mediat, kreu i FRPD thotë se barbarët janë në pushtet të cilët me vendimet e tyre klienteliste i kanë zhytur shqiptarët në mjerim. “Barbar në fakt, janë këta të cilët sot po betonizojnë parkun e liqenit artificial.

Barbarë jeni ju, që shtyni çdo ditë qytetarët drejt vetëvrasjes, ndërsa për vete shtoni pasuritë tuaja. Barbar je ti, që për interesa korruptive dhe klienteliste, i hoqe bukën e gojës qindra familjeve të Divjakës. Sa për ne, të rinjtë e FRPD, mos u shqetëso por gjej një vendstrehim të sigurt, se aty do na kesh, ccdo ditë, ccdo orë, në ballë të ccdo proteste, në mbrojtje të interesit qytetar.

Sa për mua, unë jam krenar që jam Tirons dhe do ta mbroj këtë qytet nga të gjithë barbarët si ti, Veliaj, Rama dhe banda juaj në pushtet”, shprehet Këlliçi. Duke iu drejtuar drejtpërdrejt deputetit socialist i cili e ka ironizuar në postimin e tij në Facebook duke e quajtur “Kërriçi”, kryetari i Forumit Rinor të PD, Belind Këlliçi e quan atë “kone të vogël” që s’meriton të thërritet as qen. “Sapo mori vesh qe protesta e sotme përfundoi, Erjon Brace u be trim, i erdhi dhe goja. Ky kone e vogël, se as qen nuk mund ti thuash, guxon te etiketoje te rinjtë e FRPD si "barbare"”, thuhet më tej në deklaratën e Këlliçit. 
 

Protesta e thirrur nga PD nisi fillimisht nga bashkia e Tiranës ky turma qëlloi me vezë e domate ndaj godinës së Bashkisë, duke shënuar ndotjen e fasadës së saj.