Braçe padit Palokën për shpifje dhe
kërcënon me një dosje sekrete 

Braçe padit Palokën për shpifje dhe<br />kërcënon me një dosje sekrete 
Erjon Braçe ka paditur kreun e grupit të Partisë Demokratike pas akuzave që ky i fundit bëri sot për deputetin e PS se ka njohje me shefin e komisariatit të Burrelit, Henrigert Mitri, i cili sipas Palokës menaxhon mbi 40 mijë rrënjë kanabis.
 
Kam vendosur ta padis këtë shpifës banal; të vi në gjykatë dhe të provojë cdo shpifje ndaj meje. Shprehja, "une thjesht e lexova si ma dhane", nuk tolerohet me”thotë ai.
 
Braçe paralajmëron në vazhdim për një dosje sekrete për lidhjet e një trafikanti droge me politikanë shqiptare, tre prej të cilëve në Kuvend sot.
 
Unë nuk kam shpifje në fakt, unë kam dosje, dosje të operativëve të shërbimeve policore dhe shërbimit sekret për lidhjet e një trafikanti droge me politikanë shqiptarë, tre prej të cilëve në Kuvend sot.

Mbase është rast i mirë për ta bërë publike, në gjykate akoma më mirë
” shkruan deputeti i PS.
 
Statusi i plotë i Erjon Braçes
U be e disata here qe Eduard Paloka-nje shpifes banal dhe i denuar per shpifje, permend emrin tim duke me lidhur kete here me drogen.
 
Ka nje popull te tere qe me njeh dhe e ndan fare mire, thjesht edhe duke na pare se kush ka lidhje me hashashin, heroinen, kokainen, alkoolin, makinat e vjedhura, parate e pista, tritolin e te tjera, une apo Paloka.
Ndaj sme shqeteson kjo.
 
Me shqeteson llumi qe Eduard Paloka dhe nje cete kriminale ne PD hedh mbi kedo, pa u menduar fare dhe me nje guxim te vertete kriminal-pa asnje prove.
 
Keshtu qe kam vendosur ta padis kete shpifes banal; te vi ne gjykate, dhe te provoje cdo shpifje ndaj meje.
Shprehja, "une thjesht e lexova si ma dhane", nuk tolerohet me.
 
Une nuk kam shpifje ne fakt, une kam dosje, dosje te operativeve te sherbimeve policore dhe sherbimit sekret per lidhjet e nje trafikanti droge me politikane shqiptare, tre prej te cileve ne Kuvend sot.
Mbase eshte rast i mire per ta bere publike, ne gjykate akoma me mire.


d.b/shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois