TIRANE- Deputeti socialist Erjon Braçe në një reagim në profilin e tij në facebook denoncon se guvernatori Fullani paguhet dy herë, herë si guvernator dhe herë si kryetar I këshillit mbikqyrës së BSH. Në një përllogaritje që bën paga e Guvernatorit i bie se është e barabartë me "75 pensioniste qe marrin pensione minimale ne qytet+ 112 pensioniste qe marrin pensione minimale ne fshat+ 200 familje që marrin asistence sociale në qytet apo në fshat+ 25 mesues qe marrin pagen mesatare e qe sherbejne ne shkollat 9-vjecare+23 mesues qe marrin pagen mesatare e qe sherbejne ne shkollat e mesme+ 28 infermierë që shërbejnë ë QSUT apo në spitalet rajonale."

Guvernatori Fullani merr 900 mijë lekë të reja në muaj, më e larta në hierarkinë shtetërore, madje më shumë se paga e Presidentit, kryeministrit dhe një ministry të marra së bashku. Në vit këto të ardhura arrijnë në 100 mijë dollarë, shifër rekord duke pasur parasysh të ardhurat mesatare për frymë të shqiptarëve me rreth 4 mijë dollarë. Sipër vetes Fullani përsa i përket të ardhurave, mbi 100 milionë dollarë ka vetëm homologun e tij britanik, duke lënë pas SHBA-në, Gjermaninë, Francën, Kanadanë, Suedinë apo Australinë.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com