Braçe: Qeveria shiti të drejtat e shqiptarëve mbi naftën
Deputeti i PS Erjon Braçe tha se një ditë më parë, me miratimin e ligjit për privatizimin e Albpetrolit, qeveria shiti përfundimisht të drejtat financiare të shqiptarëve mbi pasurinë më të madhe të vendit.
TIRANE- Deputeti i PS Erjon Braçe tha se një ditë më parë, me miratimin e ligjit për privatizimin e Albpetrolit, qeveria shiti përfundimisht të drejtat financiare të shqiptarëve mbi pasurinë më të madhe të vendit. "Ndarja e prodhimit, që ishte e drejta, e cila u lëshua dje me ligj të parlamentit, nuk do të arkëtohet më në favor të qeverisë, shtetit dhe qytetarëve shqiptarë, por do të arkëtohet vetëm në interes të privatit. Tatimfitimi ka qenë zero për 8 vjet dhe renta minerare është vënë vetëm nga 2008-a e këtej dhe nuk e ka kaluar 20 milionë dollarët në vit", tha Braçe. Në minutat e fundit, mazhoranca votoi në parlament edhe një nen, që i jep qeverisë të drejtën të përfshijë, në shitjen e kompanisë Albpetrol, edhe të tjera vendburime dhe zona nafte, të papërcaktuara. "Nga një pasuri shqiptare, që, për vitin që shkoi, ka arritur deri në 900 mijë tonë të prodhuar, e vlerësuar minimalisht në mbi 450-500 mln USD, shteti shqiptar ka marrë vetëm 20 mln USD. Këto janë efektet e drejtpërdrejta të privatizimit të Atdheut. Dhe ky është Atdheu privat, që nuk do t'u takojë më qytetarëve shqiptarë", tha më tej, në një prononcim për median, Erjon Braçe. (sg/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës: 20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
T'i mbyllë
80.4%
Vendos filtra
16.6%
Nuk e di
3%
Vota total: 7847
Votat totale janë unike
Sondazhi i ditës: 20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?