Braçe: S'ka barrë hipotekore
mbi shtëpinë për familjarët
Kryetari i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave, Erion Braçe bëri të ditur të mërkurën se, nuk do të ketë barrë hipotekore mbi shtëpinë për familjarët, por për bizneset, si i fundit veprim në një rradhë veprimesh që nisin me ndërprerjen e energjisë për borxhet e papaguara.
Kryetari i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave, Erion Braçe bëri të ditur të mërkurën se, nuk do të ketë barrë hipotekore mbi shtëpinë për familjarët, por për bizneset, si i fundit veprim në një rradhë veprimesh që nisin me ndërprerjen e energjisë për borxhet e papaguara.
Braçe këtë deklaratë e bëri në rrjetin social “Facebook”, ndërsa sqaroi se në Kuvend nuk ka ndonjë projektligj që të “sekuestron shtëpinë” për borxh ndaj kompanisë së energjisë, por ka një projektligj që vendos barrë hipotekore mbi shtëpinë me qëllim që borxhi i energjisë elektrike të mos kalojë nga një abonent tek tjetri e kështu me rradhë pa fund, pa u paguar kurrë.
“Domethënë, hajduti i energjisë të mos vjedhë muaj për muaj e në fund të shpëtojë duke u tallur me të gjithë ata që nuk vjedhin e paguajnë energjinë elektrike muaj për muaj”, shkruan Braçe.
Braçe bëri të ditur se ka kërkuar të gjendej një zgjidhje tjetër për familjarët në nevojë edhe në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste një javë më parë, dhe të enjten në Kuvend.
“Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i grupit parlamentar të PS-së Gramoz Ruci, diskutuan me ne dhe të tjerë faktorë dhe kemi arritur në disa përfundime. E para, barrë hipotekore mbi shtëpinë nuk do të ketë mbi familjarët. E dyta, barrë hipotekore do të ketë mbi bizneset, si i fundit veprim në një rradhë veprimesh që nisin me ndërprerjen e energjisë për borxhet e papaguara”, thekson Braçe.
Ai kërkoi që qeveria të gjej një zgjidhje ligjore e me të t’i drejtohet Kuvendit për të ndalur shitjen apo qiradhënien e banesave me borxhe të energjisë elektrike.
Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?
-
Po
73.7%
-
Jo
19.2%
-
Nuk e di
7.1%
Vota total: 1245
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Masakra e 2 prillit/ ‘Repolitix’ sjell dokumente ekskluzive: Gramoz Ruçi i raportonte Ramiz Alisë për 4 protestuesit e vrarë në 1991
2 Prill, 21:20
-
Rikthimi i gardës të vjetër në PS sinjal për përballje titanike në zgjedhjet e 2025!
11 Shkurt, 12:21
-
SHIKONI FOTOT/ Asambleja e PS-së, bën bashkë të vjetër e të rinj Rama me atlete! Nuk mungojnë Ruçi, Dokle as Bushati e Lame
11 Shkurt, 11:24
-
“Një ditë terror, një vit qetësi” postulati nazist që komunistët përdorën për të shuar kryengritjen e Postribës! Ende s’ka drejtësi
1 Tetor 2023, 15:27
-
‘Edhe pse ishim ‘sterrë’ nga biografia prej vëllait tim, që ishte pushkatuar si ‘armik’, Gramoz Ruçi, na erdhi në shtëpi dhe…’ Dëshmia e fshatarit nga Tepelena
16 Korrik 2023, 18:39
-
32 vjet Parti Socialiste/ Rama: Karikojmë bateritë për 2025! Mbyllni shtigjet e vjetra ku hyjnë dorëgjatët
12 Qershor 2023, 08:13
-
Del Procesverbali/ Nazif Bezhani: Dosja e Rustem Gjatës si spiun i UDB është shumë e madhe! Gramoz Ruçi: Pse Berisha e zgjodhi në Kushtetuese?
2 Maj 2023, 16:32
-
Sot një vit Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e mazhorancës për ta shkarkuar si President, Meta: Kuvendi falsifikoi dokumentet, SPAK ende asnjë hetim
16 Shkurt 2023, 18:53
-
Ku je Gramoz Ruçi? Kur bilbilat këndonin jashtë Parlamentit!
16 Shkurt 2023, 17:53
-
Ylli Pata: ‘Plumb ballit’, efektet 30 vjeçare të dhunës si mjet politik në Shqipëri
20 Shtator 2022, 18:32
-
Veliaj takon Ruçin: Nuk ka si të dielat me shokun Gramoz
11 Shtator 2022, 14:52
-
Sot feston 70-vjetorin, socialistët urojnë Gramoz Ruçin në këtë ditë të shënuar
6 Dhjetor 2021, 15:53