Braçe akuza hipotekës së Lushnjes:
3 drejtues kanë përfunduar në burg

Braçe akuza hipotekës së Lushnjes:<br />3 drejtues kanë përfunduar në burg
Duke publikuar një mesazh të banorëve të zonës së tij elektorale, Erjon Braçe nuk ka kursye kritikat ndaj drejtorisë së hipotekave Lushnje. 

Ankesat e qytetarëve, thotë ai në Facebook, nuk rreshtin prej dy vitesh, kohë gjatë së cilës janë arrestuar për korrupsion 3 drejtues të kësaj hipoteke.

Myzeqare dhe jo vetem qe dhonohen, torturohen, rripen ne kete zyre te Lushnjes. Jam i dorezuar! Tre drejtues te kesaj zyre kane perfunduar ne burg ne tre vite-per KORRUPSION natyrisht. Nuk zë mend askush që ulet në atë karrige”- shkruan deputeti socialist në rrjetin social. 

Postimi i Erion Braçes në FB:
"Ka të paken dy vite që;
MENGJESI IM NIS ME KETO MESAZHE PER "PUNEN" NE ZYREN E RREGJISTRIMIT TE PASURIVE TE PALUAJTSHME NE LUSHNJE.
Po ju them çdo ditë!
Dhe vijojnë gjatë gjithë ditës.
Myzeqare dhe jo vetëm që dhunohen, torturohen, rripen në këtë zyrë të Lushnjes.
Jam i dorëzuar!
Tre drejtues të kësaj zyre kanë përfunduar në burg në tre vite-për KORRUPSION natyrisht.
Nuk zë mend askush që ulet në atë karrige.
Ja mesazhi i plote nga një qytetar i bashkisë Divjake, njësia Gradishte.
Ora 07.48:
Prsh...kam pas punë në hipotekën e Lushjes këto ditë e jam befasuar nga puna e komunikimi i tyre. I pashë të gjitha atje, sharjet, fyerjet, pështymat, pleq nga 80 vjeç që ofendoheshin. Turp, turp, shume turp për një qeveri e aq më keq kur thotë se po bëjmë shtet, me ca po e bën me derra me injorante, më sharlatane, me perverse. Të siguroj qe ajo s'është zyre shteti por një qenef publik miku im. Aman te lutem mos me thuaj provokim, apo po me shantazhon, sepse do të ndihem më keq se sa në ato qenefzyra"
.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois