TIRANE - Pas deklaratave të kryeministrit Berisha në të cilat shprehet se do të asfaltojë çdo rrugë, jo vetëm në qarkun e Tiranës, por në të gjithë vendin, ka reaguar në rrjetin social Facebook, deputeti socialist Erjon Braçe, duke deklaruar se kryeministri Berisha po mashtron qytetarët.
“Berati është shembulli se Berisha po zhyt në baltë çdo rrugë ku ka njerëz! Shpenzon në tym, harxhon miliona dollarë për një fshat të vetëm dhe nuk rindërton rrugën kombëtare Lushnje-Berat”, shkruhet nga deputeti Braçe në Facebook.
Braçe vijon më tej “se në 2005 nuk ishin harruar rrugët rurale, përkundrazi, në 1998 nuk kishte rrugë kombëtare! E vetmja autostradë mbaronte në Kashar! Duheshin bërë dhe u bënë akset kombëtare, një pjesë e tyre”, shkruan Braçe.

"Rrugët që po inauguron Berisha janë financime të Fondit për zhvillim dhe janë krijuar nga fonde të ndryshme borxhesh që kanë kapur nivelin e mbi 200 milion dollarëve, të cilat janë një borxh i pastër", thekson Braçe.
Sipas deputetit socialist edhe çdo aks tjetër rrugor është ndërtuar me borxh nga qeveria duke ju referuar aksit Rreshen-Kalimash, që është ndërtuar me borxhin më të shtrenjtë në historinë e Shqipërisë, borxh që ka prishur të gjithë ekuilibrin e financave të Shqipërisë.
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com