Braçe- Bordit: Nafta ka shkuar 112-113 $ për fuçi tani, jo për gjë po meqë po e shisni 248 lekë/litrin! I referoheni bursës, jo rezervave të rafinerive apo jo?

Braçe- Bordit: Nafta ka shkuar 112-113 $ për fuçi tani, jo për gjë po meqë po e shisni 248 lekë/litrin! I referoheni bursës, jo rezervave të rafinerive apo jo?

Ish- zv.kryeministri Erion Braçe

TIRANË- Ish- zv.kryeministri Erion Braçe ka pasur një mesazh të drejtpërdrejtë për Bordin e Transparencës, i cili vendos çmimet me sa do të shitet nafta, benzina dhe gazi. Ai sjell në vëmendje që sot çmimi i naftës në bursën ndërkombëtare ka shkuar nga 120 dollarë/fuçi që ishte në 31 maj, sot në 2 qershor ka shkuar në 112-113 dollarë. Për rrjedhojë ai i bën thirrje që të reflektojnë këto çmime edhe për tregun shqiptar, teksa ka ngritur edhe dyshime për bazat mbi të cilat përcaktohen këto çmime.

"Nafta tani; Nga 120 dollarë/fuçi më 31 maj, në 112-113 dollarë/ fuçi tani.

Meqë po shisni me 248 leke/litër, jo për gjë tjetër! Se ju shisni sipas bursës apo jo, jo sipas rezervave te rafinerive e sipas rezervave tuaja kur blini nga rafineritë! Apo jo", shkruan Braçe.

Nga dje qytetarët blejnë naftën "sa qimet e kokës" pasi u shtrenjtua, duke shkuar në 248 lekë/litri, nga 239 që ka qenë më herët. Rritje ka pësuar edhe benzina, e cila do të shitet me 244 lekë, pra 7 lekë më shumë, teksa gazi ka mbetur i pandryshuar dhe do të vijojë të shitet me 90 lekë.

Çmimi i naftës prej 248 lekë litri që u vendos dje, ka qenë ndër më të lartët që ka vendosur Bordi i Transparencës. Maksimumi ka qenë 249 lekë litri.

Postimi i Erion Braçes 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:52
Erion Braçe reagon pas deklaratës së Shoqatës së Hidrokarbureve: Po veproni si karteli i tregtimit të naftës

Pas deklaratave të Erion Braçes në mëngjes se po abuzohet me çmimin e naftës pasi çmimi në bursa ka rënë, ka reaguar Shoqata e Hidrokarbureve duke përgënjeshtruar deklaratat e këtij të fundit.

Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i deputetit socialist Erion Braçe i cili akuzon Shoqatën e Hidrokarbureve se po veprojnë si “karteli i tregtimit të naftës”.

Brace ka vazhduar më tej dukë thënë se asnjë stacion pompash  nuk po shet me humbje 3-4 leke;

Ndryshe si shpjegohet qe sot ne akset rrugore, gjen stacione pompash qe po shesin nafte jo me çmimin 248 leke por 4,6,madje dhe 8 leke me lire?!

Braçe tashmë prej ditësh po denoncon atë që ai e quan si vjedhje e qytetarëve.

“UNE “GENJEJ”, JU BENI PARE?!

CMIMI I NAFTES,

MODELI ABUZIV I TREGUT DHE

SHOQATA QE FUNKSIONON SI KARTEL!

Sapo degjova se KARTELI I NAFTES ne kete vend, imponues dhe i paligjshem,

paska thene se une “keqinformoj” per cmimin e naftes.

Si detyrim ndaj qytetareve po sqaroj dhe po pyes;

E para, une nuk kam publikuar grafik, por CMIMIN E NAFTES PER FUCI, PRA PER FUCI, ne ate ore, sipas BURSES ne tre ditet e fundit; KU ESHTE KEQINFORMIMI KETU?

E dyta, kam pyetur, pra kam pyetur; KUR PYET SI KEQINFORMON?

Tani, ca te verteta per sulmin e SHOQATES QE FUNKSIONON SI KARTELI I NAFTES NE KETE VEND;

E para, modeli i tregut qe ka ndertuar dhe imponuar SHOQATA KARTEL ne kete vend, po ben ate qe nuk ndodh kund: ble naften ne 7.00 te dites ne DEPOZITAT PRONE E TYRE, shet naften ne oren 7.01 te se njejtes dite ne AUTOBOTET E TYRE dhe, shet me pakice ne oren 8.00, 9.00, 10.00 e ne vijim sipas kilometrave ne STACIONET E POMPAVE qe jane po prone e tyre;

TE GJITHA SIPAS CMIMIT NE BURSE!!!!

E dyta, asnje STACION POMPASH nuk po shet me humbje 3-4 leke;

Ndryshe si spjegohet qe sot ne akset rrugore, gjen STACIONE POMPASH qe po shesin nafte jo me cmimin 248 leke por 4,6,madje dhe 8 leke me lire?!

PO SHESIN ME HUMBJE KETA?

PO SI MBIJETOJNE?

Cfare do thote KARTELI qe kane nafte ne depozita? Po keshtu ishte dhe nje jave me pare, dy jave me pare?

Po mbi te gjitha, po nese tek keta funksionon depozita dhe sasia, cmimi me te cilin eshte blere, po tek rrjetet e medha pse nuk funksionon? Po tek blerjet me shumice pse nuk funksionon?

Kartelit i eshte prishur rreshti!

Rrjetet e vogla, pikat e bardha kuptuan me ne fund se nga cmimi i fiksuar, i njejte me rrjetet e medha, PO HUMBNIN, PO RRENOHESHIN KUR SHITJET PO SHKONIN NE SHUMICE TEK RRJETET E MEDHA, ME TE PERHAPURA NE TERRITOR.

E treta, SHPENZIMET E NJOHURA jane nje tjeter arsye per abuzim; e kam bere llogarine ne mes te Kuvendit, numer per numer e ze per ze, numer punetoresh, kilovat energjie e liter uje, gjithcka.

Eshte e qarte;

UNE NUK GENJEJ DHE JU PO BENI PARE”, shkruan Braçe në facebook.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • KARAGJOZ KASAP REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 03/06/2022 08:31

    O Erjon Braçe ti ke shum të drejt po drejtësin kërkoja të Es palla jo të mëhalla. Sa ai është koka e korupsjonit.

    Përgjigju
  • Kofi: 02/06/2022 12:51

    Dated Brent eshte 122.96, sipas publikimit te Platts dt 01.06.2022. Bracja sheh kontratat Futures, ku ka perfunduar kontrata e Korrikut dhe tani eshte aktive e Gushtit. Pra eshte Cmimi i derivativit financiar ne te ardhmen. Vlera sot eshte sa me siper.

    Përgjigju
    • Boti: 02/06/2022 14:19

      Sot brenti eshte me 113 o shoku leri futures.

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave