Shtrenjtohet nafta, nga sot do blihet 248 lekë/litri! Rritet dhe benzina, shkon në 244 lekë! Gazi nuk ndryshon

Shtrenjtohet nafta, nga sot do blihet 248 lekë/litri! Rritet dhe benzina, shkon në 244 lekë! Gazi nuk ndryshon

Foto ilustruese

TIRANË- Nga sot qytetarët do të blejnë naftën "sa qimet e kokës" pasi është shtrenjtuar sërish, duke shkuar në 248 lekë/litri, nga 239 që ka qenë më herët. Bordi i Transparencës ka reflektuar ndryshimet që pësoi në bursë, ku rritje ka pësuar edhe benzina, e cila do të shitet me 244 lekë, pra 7 lekë më shumë, teksa gazi ka mbetur i pandryshuar dhe do të vijojë të shitet me 90 lekë.

Çmimi i naftës prej 248 lekë litri që u vendos sot, është ndër më të lartët që ka vendosur Bordi i Transparencës. Maksimumi ka qenë 249 lekë litri.

Pse kjo rritje?
Kjo rritje vjen pas embargos që BE vendosi ndaj naftës Ruse. Udhëheqësit e BE-së ranë dakord që të ndalojnë dy të tretat e importeve të naftës ruse, si pjesë e një marrëveshjeje kompromisi për të rritur presionin ndaj Rusisë, duke marrë parasysh efektet ekonomike në disa vende të BE-së që varen më shumë nga furnizimet ruse të naftës. Embargoja ndërpret naftën ruse të dërguar nga deti, ndërsa përjashton naftën e importuar përmes tubacioneve. Charles Michel, president i Këshillit Evropian, tha se masa do të godiste menjëherë 75% të importeve të naftës ruse. Ky vendim i Bashkimit Evropian do të rrisë çmimet në vendet evropiane, të cilat janë të varura nga Rusia për rreth 35 për qind naftë bruto.

Shoferët: Makinat i mbyllëm në garazh
Më herët, Report Tv ka pyetur qytetarët të cilët janë shprehur se janë detyruar që të lëvizin me biçikletë apo në mënyra të tjera alternative për shkak se nuk i përballojnë dot çmimet e larta. Sipas tyre, 1 mijë lekë karburant, nuk u del as për të lëvizur një ditë, teksa akuzojnë autoritetet për mungesë transparence. 

Çdo biznes i shitjes me shumicë dhe pakicë i nënprodukteve të naftës është i detyruar të zbatojë Vendimin e Bordit të Transparencës, në lidhje më çmimet e shitjes me shumicë dhe pakicë. Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullim aktiviteti, heqje licence dhe sekuestrim.

Nafta
Ishte 239 lekë litri
Bëhet 248 lekë/litri nafta
Benzina
Ishte 237 lekë litri
Bëhet 244 lekë/litri
Gazi
Ishte 90 lekë/litri
Bëhet 90 lekë/litri

Njoftimi i plotë i Bordit të Transparencës
Bordi i Transparencës në datë 1 Qershor 2022, në mbledhjen e radhës vendosi: Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të  jetë 248 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 236 lekë/litër.Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN  të  jetë 244 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë 232 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 90 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 78 lekë/litër për automjetet. ( Shënim: çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do të jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 1 Qershor ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes. Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi. Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit. Jemi në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë"

Anëtarët e Bordit Kombëtar të Administrimit të Karburanteve
Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku
Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj
Drejtori i drejtorisë së Tatimeve, Ceno Klosi
Drejtori i drejtorisë së Doganave, Gent Gazheli
5 përfaqësues nga shoqërite e hidrokarbureve të cilat kanë xhiron vjetore më të lartë në vitin paraardhës

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • KJO NUK DUROHET: 03/06/2022 02:02

    Populli TE NGRIHET NE PROTESTA,,,,SA MA PARE,,,KETO CMIMET PO NA BOSHATISIN XHEPAT.....2500 leke/LITRI I NAFTES.....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Shkodra Elektronike' fitoi Fest 63, kryetari Beci mirëpret këngëtarët në ambientet e bashkisë

'Shkodra Elektronike' fitoi Fest 63, kryetari Beci mirëpret këngëtarët në ambientet e bashkisë