Braçe: Çmimet në treg të llahtarshme, po grabisin qytetarët dhe po dëmtojnë rëndë fermerët

 

Në fjalën e tij në Kuvend, deputeti socialist Erion Braçe e vuri theksin tek shtrenjtimi i produkteve bujqësore e blegtorale, ku sipas tij në treg ka një abuzim shumë të madh me çmimet. Braçe tha se kjo rritje çmimesh po dëmton drejtpërdrejtë xhepat e qytetarëve, por njëkohësisht edhe fermerët pasi po u mbesin produktet stok. Ai iu bëri thirrje institucioneve shqiptare që të marrin masa për të ndëshkuar ata që abuzojnë me çmimet.

"Çmimet, përtej inflacionit që e ka kaluar targetin 3%, në treg ka abuzim të llahtarshëm me çmimet, abuzim që po ndodh sot në treg me çmimet veçanërisht me ato bujqësore dhe blegtoral, ka efekt, që mbi konsumatorin, po lë stok produktet e buqëve tanë. Patatja që sot në Divjakë shitet me 40 lekë, këtu matanë është me 80 lekë, lulelakra në Divjakë 1.5 lekë këtu shitet me 200 lekë, preshi që në Divjakë shitet me 2.5 lekë aty matanë është 50 lekë, karota sot në Divjakë me 40 lekë, atje matanë më 80  lekë. Ky është abuzim, përtej inflancionit, që po gërryen xhepat e qytetarëve, por që po i sjell dëm kolosal bujqve. Problem që duhet merret ministra e financave, tatimet, ministria e Bujqësisë për të kontrolluar dhe goditur abuzimet në tregje, fillojini nga tregu agro-ushqimor i Tiranës, monopol i pastër, një gjobë që nuk lejohet të zbatohet sepse ai pronari atje e ka aftësinë të sulmojë këdo dhe ti mbyllë gojën kujtdo", tha Braçe.

Ndërkohë, Braçe u ndal edhe tek opozita, ku tha se në 31 vite asnjë i djathtë nuk është hetuar e gjykuar për asnjë aferë korruptive, apo edhe për çështjen e Gërdecit dhe 21 janarit. Ai tha se në PS ka pasur raste të goditjes së zyrtarëve të përfshirë në korrupsion, por sipas tij socialistët kanë dorëzuar 220 kallëzime në prokurori për demokratët e përfshirë në këto afera, por drejtësia nuk është lënë të veprojë.

"E keni vënë re sa e lehtë është të akuzosh e hetosh në të majtë, e keni vënë re, është krenari sot në këtë sallë të falsësh në këtë temë, a e keni parë sesi kthehet në luftë të akuzosh, të ndalosh, të hetosh dhe gjykosh në të djathtë. Kanë kaluar 31 vite mbani mend ndonjë të djathtë të jetë arrestuar, gjykuar në këtë ven. Nuk ka sepse nuk kanë lejuar organe e drejtësisë të hetojnë. Sot nuk është hetuar e gjykuar armo, albpetrol, kontratat e privatizimit të minierës së Bulqizës, nuk është hetuar gjykuar kurrë zinxhiri për leje e hidrocentrale në çdo rreke uji, nuk është hetuar e gjykuar bankers, nuk është hetuar trafiku i armëve, përgjimi i çdo kujt me aparatura të ministrisë së mbrojtjes, nuk janë hetuar 4 vrasje në mes të vendit, nuk është hetuar e gjykuar deri në fund Gërdeci. Kjo vlen për reflektim, unë dhe kolegët e mi për të gjitha këto depozituam mbi 220 kallëzime në prokurori, zero u morën parasysh", tha ai.


Lajmi kryesor:

Rama: Nga janari, shteti i merr në mbrojtje fëmijët prindit që humb jetën në krye të detyrës, financim deri 25 vjeç! Basha: 'Drejtësia e re', garanci që 'Trekëndëshi i Bermudës' nuk preket


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës