Nga janari i vitit 2022, shteti do të marrë në mbrojtje dhe do të financojë deri në moshën 25-vjeçare, të gjithë fëmijët, prindërit e të cilëve kanë humbur jetën në krye të detyrës. Kështu tha nga foltorja e Kuvendit kryeministri Edi Rama, duke nënvizuar se Kuvendi do të përcaktojë një status të ri për të gjithë fëmijë e 'dëshmorëve të Atdheut', të mjekëve apo infermierëve që humbën jetën në krye të deytrës si rezultat i pandemisë, të personave që kanë humbur jetën për të mbrojtur pronës, të shtetasve shqiptarë që kanë humbur jetën si pasojë e përmbushjes së detyrës në gjendje të jashtëzakonshme apo të fatkeqësisë natyrore.
Sipas Ramës statusi përfitohet deri në 18 vjeç, por shtyhet deri në 25 vjeç kur ndjek arsimin e lartë. Në këtë kategori përfshihen fëmijët e policëve që humbin jetën në përpalljen me krimin, si dhe fëmijët e atyre mjekëve dhe infermierëve të ndarë nga jeta në luftën me Covid 19.
Kriza e shkaktuar brenda Partisë Demokratike për shkak të përplasjeve Basha-Berisha u kthye në epiqendër debati edhe në seancën plenare. Në përpjekje për të mos humbur rolin e shefit të opozitës, Lulzim Basha akuzoi për aleanca të fshehta Ramën, Metën e Berishën për të kapur drejtësinë e re. Referuar arrestimit të ish ministrit Lefter Koka, kryedemokrati përshkallëzoi nga foltorja e kuvendit akuzat duke thënë se anëtarë të grupit parlamentar socialist duhet të ishin para Spak.
Kuvendi miratoi sotme me 83 vota pro ligjin për “Për statusin “Fëmijë në përkujdesje të Republikës”, ndërsa u rrëzua me 76 vota amendamenti i Metës për buxhetin e 2022 dhe po ashtu edhe dekretin për 'Bashkëqeverisjen', që e ktheu në Kuvend.
Kujtojmë se Meta ktheu për rishqyrtim në Kuvend ligjin për 'Buxhetin 2022', duke e konsideruar atë 'plan financiar antisocial', por deputetët socialistë votuan sot pro ligjit të buxhetit të vitit 2022, ligjin e TVSH-së dhe ligjin për taksat kombëtare, pa ndryshimet e kërkuara prej tij.
Kuvendi ka rrëzuar sot me 76 vota amendamentin e Presidentit Ilir Meta i cili ktheu mbrapsht në Kuvend për rishqyrtim buxhetin për vitin 2022. Deputetët socialistë votuan sot pro ligjit të buxhetit të vitit 2022, ligjin e TVSH-së dhe ligjin për taksat kombëtare, të kthyera nga Presidenti Meta pa ndryshimet e kërkuara prej tij.
Po ashtu sot në Kuvend u miratua edhe ligji për “Për statusin “Fëmijë në përkujdesje të Republikës”. Me hyrjen në fuqi të këtij ligji, shteti do të marrë në mbrojtje dhe do të financojë deri në moshën 25-vjeçare, të gjithë fëmijët, prindërit e të cilëve kanë humbur jetën në krye të detyrës.
Në seancën e sotme në Kuvend u rrëzua me 76 vota edhe dekreti i Metës i cili ktheu mbrapsht për rishqyrtim në Kuvend ligjin për 'Bashkëqeverisjen.
Votimet në Kuvend
Akt normativ nr. 33, datë 24.11.2021 “Për miratimin e disa ndryshimeve të nënshkruara (amendamenti i dytë) në marrëveshjen për prodhimin dhe furnizimin, nga dhe ndërmjet Pfizer Export B.V. dhe ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit Publik miratuar me aktin normativ nr. 3, datë 18.1.2021 të Këshillit të Ministrave”.
Pro 90
Kundër 0
Abstenim 0
Akt normativ nr. 34, datë 3.12.2021 "Për disa ndryshime në ligjin nr. 137/2020, “Për buxhetin e vitit 2021”", të ndryshuar””
Pro 76
Kunder 13
Abstenim 0
Projektligj “Për Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore”
Pro 76
Kunder 12
Abstenim 0
Projektligj “Për statusin “Fëmijë në përkujdesje të Republikës”
Pro 83
Kunder 1
Abstenim 0
Projektligj "Për një ndryshim në ligjin nr. 55/2015 “Për investimet strategjike në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar””
Pro 75
Kunder 11
Abstenim 1
Dekret i Presidentit të Republikës nr. 13 343 datë 26.11.2021 “Për kthimin e ligjit nr. 107/2021 “Për bashkëqeverisjen”
Pro 14
Kunder 76
Abstenim 0
Dekret i Presidentit të Republikës nr. 13.369, datë 10.12.2021 “Për kthimin e ligjit nr. 115/2021 “Për buxhetin e vitit 2022”
Pro 14
Kundër 76
Abstenim 0
Dekret i Presidentit të Republikës nr. 13.384, datë 15.12.2021 “Për kthimin e ligjit nr. 111/2021 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 92/2014 “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar””
Pro 14
Kundër 76
Abstenim 0
Dekret i Presidentit të Republikës nr. 13.385, datë 15.12.2021 “Për kthimin e ligjit nr. 112/2021 “Për taksat kombëtare” të ndryshuar”
Pro 14
Kundër 76
Abstenim 0
Sali Berisha në fjalën e tij para protestuesve ka sulmuar projektin për Ballkanin e Hapur.
“Me këtë protestë në ngrihemi fuqishëm në mbrojtje të interesave jetike, të Kombit Shqiptar, të shoqërisë shqiptare, jemi mbledhur për të të protestuar kundër projektit fantasmë, Beograd, Tiranë, Shku, apo të Vucic dhe vasalëve të tij, Rama dhe Zaev, në krye të radhës dua të garantoj shqiptarët se kjo nuk është një protestë kundër bashkëpunimit rajonal, ne jemi kemi qenë dhe mbetemi të angazhuar për një bashkëpunim të sinqertë të frytshëm rajonal. Kjo është një protestë kundër një projekti i cili shkon në kurriz të mbarë kombeve të ballkanit, kundër nuk projekti i cili është refuzuar në mënyrë kategorike në Bosnja, Mali i Zi dhe Kosova, është shpallur si kërcënim nga Kroacia, një projekt që nuk synon që tjetër veçse vendosjen e hegjemonisë serbe në rajon, Ballkani i Hapur për të nderuar autorin apo propagandistin e Shoqërisë së Hapur, i cili nuk nguronte të promovonte ndarjen e Kosovës, sot ne protestojmë si shqiptar në këtë shesh sepse MiniBallkani i Hapur është projekti me të cilin Vucic dhe Rama kanë rrethuar Kosovën në një darë armiqësore dhe kërkojnë të asgjësojnë pavarësinë e saj, përpjekje aventurierësh për të zëvendësuar projektin e Berlinit”, tha Berisha.
Berisha mban protestën, Rama flet me indiferencën e tij.
"Kuvendi miraton Ligjin "FËMIJËT NËN PËRKUJDESJEN E REPUBLIKËS", për jetimët e të gjithë të rënëve në krye të detyrës apo qytetarëve që humbën jetën në mbrojtje të jetës së të tjerëve apo pronës publike, në kushte situatash fatkeqësie natyrore, si edhe të mjekëve e infermierëve që ndërruan jetë në frontin e luftës kundër virusit Covid19
Themelet e Ligjit për Fëmijët nën përkujdesjen e Republikës:
Pagë e plotë mujore e prindit deri në moshë madhore ose deri në moshën 25 vjeç për fëmijën e vetëm kur ai/ajo ndjek studimet e larta - 140% e pagës kur prindi ka lënë pas dy fëmijë - 150% e pagës kur fëmijët jetimë janë tre - 160% e pagës së prindit kur në familje janë katër fēmijë që kanë humbur prindin e me radhë;
Mbështetje me prioritet për arsimimin dhe punësimin e çdo fëmije nën përkujdesjen e Republikës;
Kujdes shëndetësor i mbuluar financiarisht nga shteti edhe kur fëmija nën përkujdesjen e Republikës, kurohet në struktura jopublike, brenda ose jashtë vendit", shkruan Rama.
Deputeti i Partisë Demokratike, Sajmir Korreshi tha në fjalën e tij në Kuvend u ndal tek varfëria sipas tij që ka kapluar vendin, pasi buxheti nuk po shkon tek familjes shqiptare.
‘Buxheti i shtetit shqiptar nuk e kalon Vitin e Ri, ashtu si gjeli i detit. Ky buxhet do ta lërë zi e më zi Shqipërinë, do të sjellë zi për familjet shqiptare, të cilat nuk po shërbetosin dot as bakllavanë, pasi kanë frikë se ua hanë fëmijët para Vitit të Ri. Më kujtohet koha kur mbanim mollët poshtë divanit, se kishim hall se i hanim para kohe.
Shikojini gjykatat, sa janë rritur divorcet. Pse? Sepse njerëzit nuk kanë bukë të hanë, nuk po përballojnë dot jetesën dhe kjo i çon në divorce çiftet. Shikoni shëndetësinë, shikoni Spitalin e Lushnjes, ku ilaçet duhet ti blesh te farmacia përballë, sepse spitali s’ka vetë. Njerëzit kanë marrë kredi për tu kuruar nga Covid-19, pasi nuk e përballojnë dot kostot.
Ku është shpërblimi për Covid-19? Shikoni arsimin, po ashtu në ditët më të zeza të tij, kemi shkolla me 750 nxënës që nuk kanë as banjë. Degët nëpër universitete po mbyllen. 3.2 mln euro për fermerët janë turp për bujqësinë. Me ato lekët, mund t’u jepni vetëm sufllaqe kur të qajnë për produktet që hedhin ne kanal.’- tha Korreshi.
Deputetja e partisë Demokratike Grida Duma, nga foltorja e Kuvendit i kërkoi mazhorancës që mos të merret me foltoren e Partisë Demokratike, pasi kjo është një çështje që do ta zgjidhin. Do ta zgjidhin sipas Dumës, sepse është çështje më e madhe se PD, për të ndaluar aty ku jo doni ta kaloni duke u hedhur hi shqiptarëve.
‘Në këtë foltore duhet të tregojmë realitetin. Shifrat tuaja s’u thonë asgjë shqiptarëve. Ju vini këtu dhe sa herë gjendeni keq te kjo foltorja këtu thërrisni foltoren tonë atje. Sa herë mbushet oborri para Kuvendit nga fermerët, ju mbushni foltoren atje. Ça thu mor burr, profesor ti ëë.. shkoni shihni te oborri juaj, pantomima. Juve thoni se SPAK apo drejtësia s’ka asnjë të proceduar apo dënuar nga qeverisja e djathtë. Ky SPAK që kapi inceneratorët mos na e bëri ne favor se e kishim ne drejtësinë në dorë, apo çështja është më e thellë se kaq. Foltoren tonë oborrin tonë ne do e zgjidhin, edhe kur fërkoni barkun se ju vjen mirë, ne do e zgjidhim, nuk do e zgjidhim për PD ,por për Shqipërinë sepse është çështje më e madhe se PD, për të ndaluar aty ku jo doni ta kaloni duke u hedhur hi shqiptarëve. Maja e piramidës nuk preket dhe kokat e turkut hidhen gjatë gjithë kohës, mesazhi është se ata që kalojnë këtej e andej t’i hedhim t’i bëjmë leckë dhe t’i dënojmë.’- tha Duma.
Në fjalën e tij në Kuvend, deputeti socialist Erion Braçe e vuri theksin tek shtrenjtimi i produkteve bujqësore e blegtorale, ku sipas tij në treg ka një abuzim shumë të madh me çmimet. Braçe tha se kjo rritje çmimesh po dëmton drejtpërdrejtë xhepat e qytetarëve, por njëkohësisht edhe fermerët pasi po u mbesin produktet stok. Ai iu bëri thirrje institucioneve shqiptare që të marrin masa për të ndëshkuar ata që abuzojnë me çmimet.
"Çmimet, përtej inflacionit që e ka kaluar targetin 3%, në treg ka abuzim të llahtarshëm me çmimet, abuzim që po ndodh sot në treg me çmimet veçanërisht me ato bujqësore dhe blegtoral, ka efekt, që mbi konsumatorin, po lë stok produktet e buqëve tanë. Patatja që sot në Divjakë shitet me 40 lekë, këtu matanë është me 80 lekë, lulelakra në Divjakë 1.5 lekë këtu shitet me 200 lekë, preshi që në Divjakë shitet me 2.5 lekë aty matanë është 50 lekë, karota sot në Divjakë me 40 lekë, atje matanë më 80 lekë. Ky është abuzim, përtej inflancionit, që po gërryen xhepat e qytetarëve, por që po i sjell dëm kolosal bujqve. Problem që duhet merret ministra e financave, tatimet, ministria e Bujqësisë për të kontrolluar dhe goditur abuzimet në tregje, fillojini nga tregu agro-ushqimor i Tiranës, monopol i pastër, një gjobë që nuk lejohet të zbatohet sepse ai pronari atje e ka aftësinë të sulmojë këdo dhe ti mbyllë gojën kujtdo", tha Braçe.
Ndërkohë, Braçe u ndal edhe tek opozita, ku tha se në 31 vite asnjë i djathtë nuk është hetuar e gjykuar për asnjë aferë korruptive, apo edhe për çështjen e Gërdecit dhe 21 janarit. Ai tha se në PS ka pasur raste të goditjes së zyrtarëve të përfshirë në korrupsion, por sipas tij socialistët kanë dorëzuar 220 kallëzime në prokurori për demokratët e përfshirë në këto afera, por drejtësia nuk është lënë të veprojë.
"E keni vënë re sa e lehtë është të akuzosh e hetosh në të majtë, e keni vënë re, është krenari sot në këtë sallë të falsësh në këtë temë, a e keni parë sesi kthehet në luftë të akuzosh, të ndalosh, të hetosh dhe gjykosh në të djathtë. Kanë kaluar 31 vite mbani mend ndonjë të djathtë të jetë arrestuar, gjykuar në këtë ven. Nuk ka sepse nuk kanë lejuar organe e drejtësisë të hetojnë. Sot nuk është hetuar e gjykuar armo, albpetrol, kontratat e privatizimit të minierës së Bulqizës, nuk është hetuar gjykuar kurrë zinxhiri për leje e hidrocentrale në çdo rreke uji, nuk është hetuar e gjykuar bankers, nuk është hetuar trafiku i armëve, përgjimi i çdo kujt me aparatura të ministrisë së mbrojtjes, nuk janë hetuar 4 vrasje në mes të vendit, nuk është hetuar e gjykuar deri në fund Gërdeci. Kjo vlen për reflektim, unë dhe kolegët e mi për të gjitha këto depozituam mbi 220 kallëzime në prokurori, zero u morën parasysh", tha ai.
Në Kuvend, kryetari i opozitës Lulzim Basha dhe ministrja Elisa Spiropali debatuan mes njëri-tjetrit me akuza të shumta, teksa në disa raste Spiropali përmendi 'Foltoren'. Kjo e mërziti deputetin Edmond Spaho, i cili i është bashkuar Berishës. Ai mori fjalën dhe i tha Spiropalit që të mos merrej me foltoren.
"Nëse doni të sulmoni njëri-tjetrin gjeni forma të tjerra. E kuptoj frikën nga foltorja se po ju vjen fundit. Prisni se do ta shikoni.
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka replikuar me kryetarin e opozitës Lulzim Basha, teksa në Kuvend po diskutohet për pr.ligji për statusin e “Fëmijëve nën kujdesin e Republikës. Spiropali drejtua Bashës, duke i thënë se e ka humbur mundësinë dhe privilegjin për replikë nga ana e shumicës, pasi vetë PD është në kushtet e humbjes së legjitimitetit.
“E keni futur opozitën në vallen e marrëzisë. Në kushtet e humbjes së legjitimitetit të të gjithë PD-së dhe kacafytjes mes dy hijeve, ju Basha e keni humbur mundësinë e një replike nga kjo shumicë. Duke iu lënë na avazin tuaj, unë po kthehem te një hero i vërtetë. Sot ne propozojmë pr.ligjin për statusin “Fëmijë nën kujdesin e Republikës”, për të mbështetur fëmijët e atyre prindërve, që kanë humbur jetën në krye të detyrës. Nuk ka mbështetje materiale që të mbushë zbrazëtinë e atyre fëmijëve, por detyra e shtetit është që fëmijët e dëshmorëve që japin jetën në krye të detyrës të mos mbeten vetëm, por të ndjehen të mbështetur për të hyrë në rrugën e jetës së tyre. Synimi ynë është t’iu ofrojmë përkujdesjen e shtetit fëmijëve të policëve, mjekëve, infermierëve, dëshmorëve të atdheut.”, tha Spiropali.
Nga ana tjetër kreu i PD-së i ëhstë përgjigjur duke e akuzuar për masakrën zgjedhore.
‘Legjitimin nuk ta japin milionat e grabitura në Dogana, legjitimitetin nuk ta jep as vota e blerë, as nuk grata e shba. Legjitimiteti duhet të burojë nga qytetarët. Dhe hapi i parë është që të kemi një proces të lirë dhe të ndershëm zgjedhor. Dhë më 25 prill shqiptarët ju shkarkuan.’- tha Basha.
Kryetari i opozitës Lulzim Basha, edhe pse e cilëson si dritë shpresë arrestimin e Lefter Kokës për çështjen e inceneratorit të Elbasanit, thotë se persona në 'drejtësi e re' kanë dhënë garanci që askush nga Rama, Berisha dhe Meta të mos preken.
"Arrestimi i një prej ministrave të këtij që qëndron mbrapa mund të jetë një dritë shpresë që një prej kolonave që mbajnë bashkë qeverinë të mund të shkërrmoqet. Ky po krijon një reformë në drejtësi me njerëz që japin garanci që asnjë prej brinjëve të 'Trekëndëshit të Bermudës' të mos preket. Edhe qytetari më i thjeshtë i Afrikës e kupton që nuk mund të merren 17 vendime brenda ditës. 400 milionë euro të mafies së inceneratortëve do të dilnin dhe do të tepronin për t'i dhënë fund problemeve të shumë fëmijëve shqiptarë", tha Basha.
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha nga foltorja e Kuvendit se vendi është zhytur në korrupsion dhe se qeveria po zbraz Shqipërinë, ndërsa po mbush xhepat e oligarkëve. Basha u ndal edhe tek situata e COVID në vend, ku tha se po rriten viktimat nga COVID dhe se qeveria nuk denjon që të luftoi frenimin e përhapjes së virusit, pasi kjo do të thotë që t’u shkurtosh të ardhurat oligarkëve.
‘Kjo qeveri po zbraz Shqipërinë dhe po mbush xhepat e oligarkëve. 400 mln euro u zhvatën nga qeveritarët. Mbi Shqipëri prej vitesh ka zbritur një krizë shumë planëshe, një krize ekonomike, të barkut bosh, të humbjes së shpresës. Por që prej masakrës zgjedhore të 25 prillit përmasat e kësaj krize janë bërë shumë të rënda. Në Shqipërinë e tyre ndajnë qindra miliona euro për oligarkët. Aleatët tij dukshëm dhe të padukshëm që duket sikur i ka përballë, i ka në krah. Fakti është se ka më shumë se 3 vjet që nga tërmeti e më pas pandemia që kjo qeveri është ekspozitura jo thjeshtë si e korruptuar, por më e korruptuara e Ballkanit. Dua t’ju them se ky nuk është as urimi as konstatimi i PD, por i DASH. Kujdesi për fëmijët dhe mbrojtja për fëmijët u dëshmua qartë në paketën më mizerabël në kohën kur shpërtheu COVID. Po dëshmohet edhe sot, ku kudo varrezat po mbushen. Ditën e djeshme, të rinj nën40 vjeç, viktima të COVID. Po qeveritë e pasura kanë marrë masa, për të mbrojtur jetën. Por në Shqipëri nuk egziston, sepse të luftosh COVD-in do të thotë të shkurtosh të ardhurat e oligarkëve.’- tha Basha.
Kryeministri Rama në seancën e sotme plenare i bëri një parashtrim ligjit të ri që pritet të fillojë zbatimin nga janari 2021 për Statutin 'fëmijë në mbrojtje të Republikës".
"Nga muaji i ardhshëm të gjithë nënat me 3 ose më shumë fëmijë do të përfitojnë dyfishin e ndihmës ekonomike, ashtu si vajzat dhe gratë e dhunuara apo të trafikuara. Po ashtu edhe jetimët që janë në skemën e ndihmës ekonomike. Por këtyre u shtohet edhe një kategori tjetër, përmes nismës së re ligjore për statusin 'Fëmijë në kujdesin e Republikës' dhe që faktikisht materializon një qasje të vazhdueshme të kësaj shumice në raport me ata që ndjehen më të dobët se i përkasin kategorive vulnerabël. Kuvendi do të përcaktojë një status të ri për të gjithë fëmijë e 'dëshmorëve të Atdheut', të mjekëve apo infermierëve që humbën jetën në krye të pandemisë si rezultat i pandemisë, të personave që kanë humbur jetën për të mbrojtur pronës, të shtetasve shqiptarë që kanë humbur jetën si pasojë e përmbushjes së detyrës në gjendje të jashtëzakonshme apo të fatkeqësisë natyrore. Shteti merr në mbrojtje dhe përkujdesje të veçantë të gjithë fëmijët e të gjithë këtyre kategorie prindërish, për t'i mundësuar sigurimin e jetës. Statusi përfitohet deri në 18 vjeç, por shtyhet deri në 25 vjeç kur ndjek arsimin e lartë. Mbrojtja bëhet në masën 100% kur personi që ka humbur jetën ka 1 fëmijë, në masën 70% kur ka 2 fëmijë, në masën 50% kur ka 3 fëmijë, në masën 40 kur ka 4 fëmijë.
Në një proces qeverisës në çdo hap të rritjes së mundësive për të bërë më shumë për njerëzit në nevojë do të vijojmë të rrisim masën e mbështetjes ndaj tyre. Këta fëmijë përfitojnë përfitim financiar, për nxënësit apo studentët, pavarësisht faktit se marrin një mbështetje maksimale financiare nga shteti. Këta fëmijë përfitojnë një asistencë profesionale falas në fund të çdo cikli arsimor. Personi që merr statusin fëmijë, ka gjithashtu një sërë të drejtash të tjera të natyrës simbolike dhe morale. Shumë të vetëdijshme për borxhin ndaj atyre që dhanë jetën e tyre me akte të larta, dhe që i dhanë ndjesinë e jashtëzakonshme për vlerën e jetës dhe mbrojtjen e jetëve të tjerëve, kjo qeveri ofron sot përmes fuqisë dhe shumicës në këtë sallë dorën e mbrojtjes dhe të një kujdesi të posaçëm. I ftoj që ta votojnë unanimisht këtë ligj, është detyrimi i secilit si deputet, si bir si prind si motër si vëlla.', tha Rama.
Fjala e plotë Ramës
Varianti Omicron i koronavirusit po tremb edhe në Shqipëri. Shqetësuese është shpejtësia e shpërndarjes së tij. Por sipas ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, kush vaksinohet ka 10 herë më pak mundësi për infektim.
Sipas saj mbi 94% e të shtruarve në spital janë të pavaksinuar dhe 2 deri në 3 herë më i ulët është numri i fataliteteve për ata që e kanë marrë vaksinën.
"Këto janë fakte, nuk është opinion. Fakte që raportojnë profesionistët. Do ta ccojmë përpara vaksinimin anti COVID, që është jetik në këto momente. Me Omicron në qarkullim i kemi të gjithë arsyet për tu shqetësuar për shkak të shpejtësisë së përhapjes së tij, por nuk duhet të na kapë paniku. Me dozën e tretë të vaksinës mbrojtja ndaj Omicron shkon deri në 80%. Kemi mbërritur në gati 50% të qytetarëve të vaksinuar mbi 18-vjeç", tha Manastirliu.
Deri sa te ballafaqohesh me gjykatat ti lulush mashtruesi, nuk ke asnje shans to flasesh per drejtesi. Duhet te ishe ne burg tani po te kishte drejtesi ne kete vend
Përgjigju