Për lajmin ka reaguar edhe zëvendës kryeministri Erion Braçe, i cili kapet me Dukën. Braçe thotë se një muaj më parë presidenti i FSHF-së hidhte dyshime nëse do vinte vaksina në Shqipëri, ndërsa tani kërkon para përse po bëhet në stadiumin Air Albania. Për këtë arsye Braçe e quan Dukën ‘Tire’, duke e krahasuar me pastruesen e spitalit ‘Shefqet Ndroqi’ cila akuzohet për korrupsion.

"O Zot, përsëri Tirja.  Lekë pse po bën vaksina në stadium. Një muaj më parë tallej si presidenti i partisë me dyshimin tregtar: do e sjellë apo nuk do e sjellë qeveria vaksinën!

Tani që vaksinimi është fakt, nisi nga e para kënga: Dum pare, duam pare", shkruan Braçe. 


Lajmi kryesor:

Vaksinimi në 'Air Albania', FSHF i kërkon qira Ministrisë së Shëndetësisë