Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar për aksidentin e autobusit të linjës Berat-Tiranë në aksin Kashar-Tiranë, ku humbi jetën drejtuesi i mjetit dhe u plagosën 12 persona.

Përmes një postimi, Lamallari i shprehu ngushëllimet familjes Hasimi për humbjen e të afërmit të tyre, ndërsa u uroi shërim të shpejtë të gjithë të lënduarve.

Ai bëri me dije se Policia e Shtetit ka qenë menjëherë në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

"Momente të tilla të vështira duhet të shërbejnë edhe si një thirrje për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, si garancia më e madhe për vetë jetën", shkroi Lamallari.

Sa e vlerësoni këtë artikull?
★ ★ ★ ★ ★
  • Sondazhi i ditës: 3 Nëntor, 11:50

    Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap?