Braçe: GFI shantazh qeverisë
për naftën bruto, po negociojmë

Braçe: GFI shantazh qeverisë<br />për naftën bruto, po negociojmë
TIRANE- Kreu i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë Erion Braçe ka pohuar dje se bllokimi i markimit të karburanteve ditën e enjte ka qenë një formë shantazhi ndaj Qeverisë nga kompania konciesionare GFI Albania. Braçe tha se pas negociatave fillestare, kompania pranoi të vazhdonte markimin, ndërkohë që nuk është arritur ende një marrëveshje përfundimtare me të.

“GFI po bën shantazh duke bllokuar punën. Duhet të bëjë markimin, por nuk e realizon. Qeveria nuk lejon naftën bruto të pamarkuar në treg”, tha kreu i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë. Më herët Ministria e Financave konfirmoi se Kompania e rinisi procesin e markimit vetëm pas një takimi mes përfaqësuesve të saj dhe Ministrit të Financave Shkëlqim Cani, orët e vona të së enjtës.
 
Bllokimi i furnizimit
Kompania GFI Albania, koncesionarja e markimit të karburantit dhe naftës bruto në Shqipëri ka bllokuar këtë të enjte furnizimin e tregut të brendshëm me karburant në Porto Romano, pasi ka ndërprerë markimin e tyre. Kompania vendosi të mos i nxjerrë në punë punonjësit, që bëjnë markimin e karburanteve në port, duke paralizuar tregtimin e naftës dhe benzinës. Përmes bllokimit të markimit, koncesionari GFI po i bën presion qeverisë për ta lejuar të markojë edhe markën bruto që nxirret në vend, gjë që do t’i sigurojë rreth 10 milionë euro të ardhura shtesë në vit.

Markimi i naftës bruto parashikohet në kontratën 10 vjeçare koncesionare të nënshkruar në vitin 2013, bashkë me naftën e importeve. Por sipas Shoqatës së Hidrokarbureve ky proces është i pamundur, sepse nafta bruto që të markohet duhet të vihet në temperaturë vlimi, të shkrihet, gjë që në fund prish dhe cilësinë e vetë naftës bruto. Nga ana tjetër, asnjë mjet transporti nuk mund të largohet nga Porto Romano e as të zhdoganohet pa kryer procesin e markimit, duke paralizuar furnizimin e tregut me karburant.
 
Autoriteti i Konkurrencës
Ndërkohë që gjatë së premtes edhe Autoriteti i Konkurrencës ka nisur menjehërë hetimet ndaj kompanisë së markimit të karburanteve për shkelje të konkurrencës në treg. Institucioni ka bërë me dije se përveç abuzimit me pozitën monopol, autoriteti do të hetojë edhe shitjen e aksioneve para disa muajsh nga kompania GFI tek Petroleum Consulting Partners. Kontrata koncesionare me GFI Albania është 10-vjeçare dhe kushton afërsisht 150 milionë euro. Ajo mori të drejtën mbi koncesionin e markimit të karburanteve në vitin 2011, ndërsa aktiviteti nisi në vitin 2013.

Tarifa që tregtarët e shumicës i paguajnë koncesionarit është 614 lekë plus TVSH-në, për një mijë litra të markuara. Kostot e këtij koncesioni shkarkohen tërësisht mbi konsumatorin shqiptar, të cilët paguajnë një kosto shtesë prej rreth 10 milionë eurosh në vit për këtë taksë. Nga ana tjetër, Shoqata e hidrokarbureve thotë se kompania GFI Albania, që fitoi këtë koncesion në vitin 2013, nuk ka instaluar ende sistemin e injektimit të ngjyrosësit, siç është parashikuar në kontratë.

Ngjyrosja bëhet ende me dorë nga punonjësit e saj, duke bërë që shënjuesi të mos shpërndahet në mënyrë të njëjtrajtëshme. Ky fakt pohohet edhe nga një hetim i mëparshëm i Autoritetit të Konkurrencës, i cili në maj të vitit 2015, i kërkoi zyrtarisht Qeverisë zbatimin me përpikmëri të marrëveshjes koncesionare nga kompania GFI Albania.
 
Ligji për turizmin, guida turistike duhet të jenë të çertifikuara
Sipas ligjit të ri të Turizmit, guida turistike duhet të jetë e çertifikuar në tre kategori, guidë turistike kombëtare, lokale dhe për interesa te veçanta. Për t’i shërbyer këtij qëllimi u organizua dje në Tiranë, konferenca e dytë kombëtare e guidave turistike ”Standardizimi i guidave turistike për një zhvillim të qëndrueshëm të turizmit në Shqipëri”. Projekti “RisiAlbania”, i mbështetur edhe nga Ambasada e Zvicrës dhe Ministria e Turizmit, organizojnë edhe konkurset kombëtare për produktet e reja turistike për rajone të ndryshme të vendit.
 

“Brenda 2018-ës përfundon linja e interkonjeksionit Shqipëri-Maqedoni”
Një memorandum bashkëpunimi në sektorin e energjisë u firmos midis ministrit të Energjisë, Damian Gjiknuri dhe homologut të tij maqedonas Bekim Neziri. Në takimin e mbajtur në Strugë të Maqedonisë, ministrat folën për linjën e interkonjeksionit 400 kilovoltshe Elbasan-Manastir. “Projekti është duke ecur me të njëjtin ritëm në të dyja anët e kufirit. Besoj se deri në vitin 2017 do të fillojë ndërtimi konkret i kësaj linje për tu vënë në funksion në vitin 2018. Mjetet financiare për realizimin e këtij projekti janë siguruar nga të dyja shtetet ndaj projekti do të marrë vetëm kohën e tij për tu kompletuar”, tha Gjiknuri.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Lezhë, shtëpia muze e ‘Mlikjave’ rrezikon që të shembet

Lezhë, shtëpia muze e ‘Mlikjave’ rrezikon që të shembet