Vetëm disa ditë përpara mbledhjes të asamblesë socialiste të Njësisë 5, nga ku Erion Braçe ka shprehur dëshirën për mundësinë e kandidimit për postin e kryebashkiakut të Tiranës në 2027, ka dalë në dritë një detaj i ri.

Sipas një dokumenti që Report Tv ka siguruar, më 24 Mars, deputeti socialisti Erion Braçe i ka dërguar një shkresë KQZ, ku kërkon  t’i vihen në dispozicion të gjitha rezultatet e marra prej tij si deputet.

Përmes kësaj shkrese drejtuar KQZ-së, Braçe kërkon: rezultatet si deputet që nga zgjedhja e tij e parë në qarkun Berat në vitin 1996, rezultatin e Partisë Socialiste në rang qarku për vitin 2009 në të gjitha ZAZ-të e Beratit, rezultatet elektorale në Divjakë për vitet 2013, 2017 dhe 2021, si dhe bilancin specifik të votave të marra prej tij si deputet në zgjedhjet e fundit të vitit 2021.

Braçe kërkon gjithashtu që informacionit t’i vihen në dispozicion në numër votash dhe përqindje për secilin vit.

Braçe u mandatua si deputet në Qarkun e Tiranës në zgjedhjet e fundit parlamentare (11 maj 2025), duke fituar mandatin nga lista e hapur e PS-së, ndërsa rezultoi më i votuari.

Këkesa e Erion Braçes drejtuar KQZ

I nderuar z. Celibashi,

Në cilësinë e deputetit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, bazuar në nenin 8 të ligjit nr. 8550, datë 18.11.1999 "Për statusin e deputetit", i ndryshuar, për nevoja të punës, kërkoj të më vihet në dispozicion një informacion i detajuar, për sa vijon:

Rezultatin e deputetit Erion Braçe në zgjedhjet parlamentare të vitit 1996, në zonën një emërore në Qarkun Berat,

Rezultatin e deputetit Erion Braçe në zgjedhjet parlamentare të vitit 1997, në zonën një emërore në Qarkun Berat,

Rezultatin e deputetit Erion Braçe në zgjedhjet parlamentare të vitit 2001, në zonën një emërore në Qarkun Berat,

Rezultatin e deputetit Erion Braçe në zgjedhjet parlamentare të vitit 2005, në zonën një emërore në Qarkun Berat,

Rezultatin e Partisë Socialiste në zgjedhjet parlamentare të vitit 2009, në të gjitha ZAZ- të të Qarkut Berat,

Rezultatin e Partisë Socialiste në zgjedhjet parlamentare të vitit 2013, në ZAZ-n e Bashkisë Divjakë, në Qarkun Fier,

Rezultatin e Partisë Socialiste në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017, në ZAZ-n e Bashkisë Divjakë dhe në dy ZAZ-t e Bashkisë Lushnje, në Qarkun Fier,

Rezultatin e Partisë Socialiste, në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, në ZAZ-n e Bashkisë Divjakë dhe në dy ZAZ-t e Bashkisë Lushnje, Qarkun Fier.

- Rezultatin e deputetit Erion Braçe në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, në Qarkun Fier.

Informacioni  të përcillet në numër votash dhe në përqindje për secilin vit.

Informacioni i kërkuar të përcillet brenda afateve që përcakton ligji, në rrugë shkresore dhe elektronikisht në adresën e e-mailit.

Duke ju falënderuar për bashkëpunimin, Erion Braçe.

Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë