Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka depozituar një kërkesëKuvend, për zhvillimin e një seance pyetje-përgjigje me ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla.

Në kërkesën drejtuar Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, deputeti Braçe kërkon shpjegime se përse është lejuar grabitja dhe tjetërsimiti i tokës së lumit Seman, pranë fshatit Imshtë.

Braçe pyet gjithashtu nëse janë evidentuar raste të tjera të grabitjes dhe tjetërsimit të tokës përgjatë lumenjve Seman dhe Shkumbin.

Kërkesa e deputetit Erion Braçe

Në cilësinë e deputetit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, bazuar në nenet 90 dhe 95 të Rregullores së Kuvendit, kërkoj zhvillimin e një seance pyetje-përgjigje me Ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, z. Andis Salla, për sa më poshtë vijon:

Pse lejohet grabitja dhe tjetërsimi i tokës së lumit Seman, pranë fshatit Imshtë, njësia administrative Bubullimë, bashkia Lushnje?

A keni evidentuar raste të tjera të grabitjes dhe tjetërsimit të tokës së lumit përgjatë lumenjeve Seman dhe Shkumbin, në territore të bashkisë Lushnje, Divjakë?