Braçe kujton dhunën në zgjedhjet e vitit 1996, publikon foton i gjakosur: Jam gati të dëshmoj këtë krim shtetëror

Braçe kujton dhunën në zgjedhjet e vitit 1996, publikon foton i gjakosur: Jam gati të dëshmoj këtë krim shtetëror

Erion Braçe në vitin 1996

Zv. kryeministri Erion Braçe ka kujtuar sot dhunën e ushtruar ndaj tij në zgjedhjet e 26 majit të vitit 1996 me një foto ku shfaqet i gjakosur në fytyrë. Ai e ka përshkruar atë periudhë shumë të keqe, ku nuk kishte as ushtri, as qeveri, as prokurori, as gjykatë e as ekonomi, por vetëm dhunë.

Braçe ka sjellë një panoramë të situatës së atëhershme, e cila është e ngjashme me situatën e tanishme politike, një situatë e trazuar.

Ai gjithashtu ka ironizuar edhe çështjen e Teatrit Kombëtar me fjalët: "A po, nuk kishim as Teatër, ishte bërë Bingo Ylli; nuk di nëse Budinat punonin aty, por e di që në atë teatër fati, të madhin Kadri Roshi e nëmnin si të majtë”. Zv.kryeministri ka shtuar se PS në atë kohë kishte shumë idealizëm, shumë fuqi prej idealizmit, bashkim, solidaritet në çdo moshë, besim e vendosmëri për të mos u dorëzuar.

Postimi i plotë i Braçes:

Në 26 maj 1996, në votimet e treta parlamentare që pas rënies së diktaturës, Partia Socialiste nuk kishte asgjë. As Presidentin, ai ishte kryetar i PD-së, as Kuvendin, as Qeverinë, as Policinë, as Ushtrinë, as SHIK, as Prokurorinë, as gjykatat e shkallës së parë, të dytë, gjykatësit ishin emëruar nga një shkollë në Plepa 6-mujore për jurist; as Gjykatën e Lartë – Zef Brozin, kryegjykatësin, e kishin përzënë me SHIK nga Shqipëria; as Gjykatën Kushtetuese, atje kishin venë kryegjyqtar dikë që ish-të përndjekurit e rrahur nga PD e shquanin si vegël të egër të ish-diktaturës. Nuk kishte as Kryetarin e partisë, ai kishte tre vite në një burg të mirëfilltë politik. Nuk kishte as ekonominë, ajo ishte mirëfilli piramidale e ndaj saj me zor të madh flisje se një pjesë e popullit që merrte e jepte lekë me fajde, të mbyste kundër kësaj “mirëqenie”. A po, nuk kishim as Teatër, ishte bërë Bingo Ylli; nuk di nëse Budinat punonin aty, por e di që në atë teatër fati, të madhin Kadri Roshi e nëmnin si të majtë”.

Braçe shton se “nuk kishte televizione, ishte vetëm një, publik e kishte statusin, por në të cilin shfaqej veç partia në pushtet, Presidenti i saj, Qeveria, një pjesë e Parlamentit dhe Partia Socialiste vetëm kur duhej sulmuar”. Nuk kishte Zgjedhje, por kishte votime mbi bazë dhunë shtetërore, kriminale e barbare, për shkak të bindjeve politike e zgjedhjes që bëje. Në një KQZ të stërmadhe – diku te 20 anëtarë, PS kishte vetëm një. Në komisione votimi, fiks pas orës 8:00 të mëngjesit, për shkak të dhunës shtetërore, PS nuk kishte më asnjë anëtar, por nëpër spitale ne kishim plot të tillë deri në mesditë! Ndërkohe, PS kishte shumë idealizëm, shumë fuqi prej idealizmit, bashkim, solidaritet në çdo moshë, besim e vendosmëri për të mos u dorëzuar; Kishte përfaqësim vendosur me garë, kishte të rinj ardhur nga FRESSH si kandidatë, nuk kishte interesa ekonomike e pronësore atë kohë; Zotëruesit e tyre kishin hyrë si anëtarë në Piramida – Partia e Madhe Ekonomike e Presidentit, ishin rehat aty! Kjo është Lista 26 Maj.

Kujtojmë se në zgjedhjet parlamentare të 26 majit 1996, Partia Socialiste tërhoqi komisionerët nga të gjitha qendrat e votimit në vend pa u mbyllur procesi zgjedhor. Pavarësisht se PD-ja fitoi, PS nuk i njohu rezultatet dhe bojkotoi Parlamentin. Zgjedhjet e 26 majit u konsideruan nga ndërkombëtarët me legjitimitet të cunguar. Ndërkohë që zgjedhjet lokale të 20 tetorit 1996 u fituan nga mazhoranca demokrate, por me një diferencë më të vogël votash se ato të 26 majit. Procesi zgjedhor u pranua nga ndërkombëtarët, por u konsiderua i manipuluar nga opozita.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dangellia: 27/05/2020 07:21

    Shum e vertet e kam jetuar isha ,35 vjecar i martuar me nje femij atere .....dhun frk dtyrime per te votuar pd se te heqim na puna filmime shiku etj. Po c do z brace qe disa harojn shpejt dhe 35 vjecaret qeshin kur i dgjojn .....duhen sqaruar se sdin kush jan ata ne te vetet jan gjera te filmuara dhe cfar do t thot diktatur

    Përgjigju
  • Ben tironci: 27/05/2020 00:33

    Une do ta quaja hero personin qe e ka rrahur kaushin e Rames ky person Me politiken e partise se TIJE eshte antinjerezore MIRE JA KA BO

    Përgjigju
  • arti: 27/05/2020 00:30

    me mir te rrifte sal maloku, sesa ate qe te beri fatos nano qe te coi te punoje token te Lana ne menyre vullnetare.

    Përgjigju
  • Shqiperia: 26/05/2020 22:11

    Mire ta kane bere ti sje politikan ti je tifoz partizani

    Përgjigju
  • tomorr: 26/05/2020 21:33

    Po dhuna neper komisariatet e poicise me 26 Maj1996.Jo vetem anetaret e komisioneve te Ps por edhe te partive te tjera si ata te aleances demokratike u moren forcerisht ne polici.Vetm kjo do te mjaftonte per ta hedhur ne gjyqin e strasburgut qeverine shqiptare per dhunen qe ushtroi me SHIKUN ( edhe Shik Stermasi) dhe policine.Po politika eshte e paturp, politikani Ceka dhe Imami u rrahen nga sala dhe perseri u neneshtruan dhe lepine atij per nje cope kockeU be nje dem i pallogaritshem sepse sala futi per here te pare edhe precedentin e vjedhjes se votes, pre se cilit sindrom qe po vazhdojme ta vuajm edhe sot.Shpresojme qe drejtesi e re te hapi nje dosje per kete skandal opilitike dhe pergjegjsit te denohen sipas ligjeve qe nuk mungojne por nuk jane zbatuar

    Përgjigju
  • Demokrati: 26/05/2020 21:00

    Cilido qofte ,ndigje ne Rruge Ligjore .. Ata Basdarta qofshin te kujdo Simpatizant Partie apo Individe Kriminela.. Te Uroje Suksese ne punet ne vijim.. Bere Drejtesine ne vendin e duhur,,koha eshte ne Juve..po ashtu dhe Drejtesia ..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë