Deputeti i PS-së, Erion Braçe ka folur në Komisionin e Ekonomisë për faturat nga doganat dhe llogaritje të shpenzimeve të kompanive, ku akuzon qeverinë se i njeh më shumë shpenzime bizneseve nga sa kanë në të vërtetë. Braçe kundërshton marzhet e fitimit dhe shpenzimet që njihen nga qeveria për kompanitë e karburanteve.
“Një karburant që shet 1000 litra naftë, 500 litra benzinë dhe 250 litra gaz. Shpenzimet që i njihni ju janë 787 mijë lekë, ndërkohë që këta kanë 4 punëtor, 200 mijë lekë, 300 mijë lekë qira, harxhon 42 mijë lekë energji, të gjitha këto shkojnë 542 mijë lekë kur e ka pikën me qira dhe vetëm 242 mijë lekë kur e ka pikën e vet. A e bëni dot diferencën me fitimin e përcaktuar. Karburant mesatar që shet 2000 litra naftë, 1000 litra benzinë, dhe 500 litra gaz. Shpenzimet që i njihni ju shkojnë 1.565 mijë lekë, ndërkohë që po ti marrë me 6 punëtor bëjnë 300 mijë lekë, me 8 punëtor shkojnë 400 mijë lekë, qira 350 lekë, harxhon 60 mijë lekë – 80 mijë lekë, pra shpenzimi maksimal 830 mijë lekë. Po kur nuk paguan qira e ka 430 mijë lekë, a e shikoni diferencën e madhe. Sa doni t’ju shtoj për lekët nëpër banka për ferrari dhe të gjitha ca mbajnë këta.
Një karburant i madh që shet 5000 litra naftë, 2500 litra benzinë dhe 1000 litra gaz në ditë, shpenzimet që i njihni ju shkojnë 3.8 milionë lekë, dhe shpenzimet për pikat e branduar shkojnë 1.1 milionë lekë, 1.4 milionë nëse e ka energjinë me 18.8 lekë dhe kur nuk kanë qira për të paguar maksimumi është 938 mijë lekë. Doni tua fal dhe 2 milionë lekë për shpenzimet e tjera, po ua fal, por nuk arrin tek 3.8 milionëshi”, tha Braçe.
Aktet normative lidhur me marzhin e fitit të kompanive të karburanteve dhe ngritjen e bordit të transparencës u miratuan në komisionin e Ekonomisë, ku deputeti socialist Erion Braçe zgjodhi të abstenonte, ndërsa opozita votoi kundër.
Lajmi kryesor:
Debate tek ‘Ekonomia’, Opozita kundër bordit të monitorimit të karburantit: Cenon konkurrencën! Braçe: Si është përcaktuar çmimi naftës deri tani nga shoqata kartel?
I.K/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
53%
-
Jo
41.9%
-
Nuk e di
5.1%
Vota total: 1919
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Propozimi i PD për Diasporën, Braçe i prerë: Jo, s’mund të votohet me dokumente të huaja për Shqipërinë! Nuk ndodh kurrkund, është fyerje
24 Janar, 22:12
-
Komisioni i Ekonomisë miraton rishikimin e buxhetit 2024! Në shkurt ndahet bonusi i dytë për pensionistët, 2 mld lekë kredi për Albcontrol
22 Janar, 15:30
-
Resortet me 4-5 yje pa taksa deri në 2026! Komisioni i Ekonomisë pro zgjatjes së afatit! PD: Qokë oligarkëve! Klosi: Janë në treg 11 ‘brand name’
22 Janar, 12:56
-
Përplasje në Komisionin e Ekonomisë, Braçe kundërshton favorin fiskal për hotelet me 4 dhe 5 yje të propozuar nga Blendi Klosi
22 Janar, 11:52
-
“Qytetarët po paguajnë më shumë sigurimin e makinave!” Braçe: AMF të vijë të japë sqarime në Kuvend!
21 Janar, 15:32
-
Komisioni i Ekonomisë, rregullorja e re për sigurimin e mjeteve të detyrueshme, Braçe: Qytetarët po përballen me rritje çmimesh! Shoqatat e sigurimit të japin shpjegime
21 Janar, 10:57
-
'Si sot në 2019 hyra në këtë zyrë, i kënaqur që dola i pa tjetërsuar', Braçe poston fotot: Nesër Rama do të vijë në Divjakë
17 Janar, 20:38
-
Erion Braçe denoncon: Çmimet i rriti karteli i sigurimeve të makinave dhe jo ligji! Kam kërkuar mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë
17 Janar, 12:11
-
Anijet me 600 tonë karburant, deputeti Braçe: Ndiqni naftën, të kuptoni kush është mafia e kontrabandës nga Afrika Veriore! Hetoni më tej, trafiku lumë
16 Janar, 15:31
-
'I kam kaluar të gjitha nga plumbat 3 gisht mbi kokë deri te drejtimi i vendit', Braçe: E kam nisur si socialist i zakonshëm në 1992 dhe kështu do e mbyll
15 Janar, 09:36
-
Hungari, rriten çmimet e naftës pas sanksioneve amerikane ndaj Rusisë
12 Janar, 15:31
-
SHBA vendos sanksionet më të ashpra ndaj naftës dhe gazit rus, preken dhe kompanitë serbe
10 Janar, 17:21