Debate tek ‘Ekonomia’, Opozita kundër bordit të monitorimit të karburantit: Cenon konkurrencën! Braçe: Si është përcaktuar çmimi naftës deri tani nga shoqata kartel?

Komisioni i Ekonomisë është shoqëruar me debate të forta teksa diskutoheshin 2 aktet normative për ngritjen e bordit të transparencës për monitorimin e tregut të karburanteve dhe përcaktimit të çmimeve. Ministria e Infrastrukturës shpjegoi se një vendim i tillë erdhi për të shmangur abuzimet në treg në kushtet kur çmimi i naftës në bursë arriti në shifra rekord. Mirëpo për opozitën, ngitja e bordit është jo në përputhje me ligjin e kushtetutën pasi ndërhyrje të tilla përcaktohen vetëm me ligj të veçantë.

Deputeti i opozitës Edmond Spaho tha në Komision se nisma të tilla në kundërshtim me ligjin janë rrëzuar në Gjykatën Kushtetuese.

“Kushtetuta kërkon plotësimin e dy kushteve, një që të ketë situatë të veçantë, dhe dy të bëhet me ligj dhe jo me ligjin e 1999, por me ligj kur ndodh situata e veçantë. Argumenti që jepni ju që e ka kaluar komisioni i ligjeve nuk qëndron, pasi edhe herë të tjera kemi miratuar një ligj, ne e kemi kaluar në Kuvend është publikuar në Fletoren Zyrtare dhe më pas e ka rrëzuar Gjykata Kushtetuese”, tha Spaho.

Pasi nuk pati dakordësi mes qeverisë dhe opozitës nëse ligji e kushtetuta janë respektuar apo jo për këtë akt normativ, mes debatesh kryetari i Komisionit Eduard Shalsi ndërpreu mbledhjen.

Ndërkohë më herët deputetja e PD-së Jorida Tabaku tha se ngritja e bordit thellon mungesën e konkurrencës në këtë treg.

“Ky bord cenon rëndë konkurrencën dhe është mënyra më e gabuar që qeveria ka zgjedhur për të monitoruar këtë treg që vuan prej 30 vitesh mungesën e konkurrencës. Ky akt normativ tregon dështimin për të monitoruar këtë treg”, tha Tabaku.

Kritikat dhe pikëpyetjet për përcaktimin e çmimeve të naftës, benzinës e gazit pati edhe nga deputeti i PS-së Erion Braçe, i cili duke e konsideruar kartel shoqatën e hidrokarbureve, kërkoi shpjegime si përcaktohej çmimi më parë, pse u ndryshua marzhi i fitimit dhe cila është rruga e transaksionit të karburantit nga bursa tek konsumatori shqiptar.

“Deri përpara se të përcaktonim metodologjinë e çmimeve të karburanteve, cila është metodologjia e shitjes nga vetë kompanitë për tregtimin e karburantit? Pse kemi një metodologji për çmimin e naftës dhe një tjetër për gazin? Cila ishte metodologjia që kanë përdorur kompanitë për shitjen e gazit? Mund të na shpjegoni të gjithë zinxhirin e tregtimit të naftës në këtë vend? Ku blihet? Shoqata që funksionon si kartel thotë se e blen në bursë? Shoqata që funksionon si kartel e thotë ky brokeri, e depoziton ky brokeri, ku e depoziton karburantit? Prandaj na shpjegoni transaksionin e naftës dhe gazit nga bursa deri tek konsumatorit? Pyetja e fundit është për masën e shpenzimeve që ju u njihni ishte 1% për kompanitë e shumicës dhe 5% për kompanitë e pakicës dhe kaloni në 3 lekë dhe 12 lekë për secilin nga tre produktet, mund ta dijë arsyen pse u ndryshua? Dhe nëse arsyeja është që ata kanë ardhur me lista të shpenzimeve që kanë mund të na e bëni dhe ne publike listën që shoqata që funksionon si kartal ju ka sjell, që ta dimë me çfarë u ngarkuakan këta kaq shumë që duan 15 lekë për litër për të gjitha produktet e tyre?”, pohon Braçe.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:44
Braçe: Tregu ynë është i deformuar, ka shkelje të konkurrencës! Bejtja: Kompanitë kundërshtuan marzhet e fitimit, humbën 300 mijë euro

 

Në komisionin e Ekonomisë ku po diskutohet bordi i transparencës së karburanteve, zv.ministri i Infrastrukturës Ilir Bejtja tha se Kompanitë kundërshtuan marzhet e fitimit pasi humbën 300 mijë euro. Ai tha se çmimin e karburanteve e përcakton bursa dhe në Shqipëri janë 18 kompani që importojnë. Por për Braçen akuzimi ndodh në të gjithë zinxhirin e transaksionit nga blerja në bursë deri tek konsumatori dhe se sipas tij janë vetëm 2 komani që importojnë në Shqipëri karburantet.

 “Metodologjia ka qenë e njëjta dhe më parë, është parashikuar çmimi i blerjes, Premium (është tarifa e transportit deri në port), taksat, TVSH-ja. Për naftën shohim çmimin e bursës ndërsa për gazin shohim çmimet ditore në doganë. Çmimin e përcakton bursa, e sjellin grosistët në Shqipëri janë 18 kompani që importojnë dhe pse licencën e kanë 120 kompani. Kompanitë kanë pretenduar gjithmonë se marzhi i fitimit është shumë pak, por pavarësisht debateve kemi rënë dakord që fitimi të jetë 3 lekë në shumicë dhe pakica ta ketë 12 lekë. U ndryshua përqindja pasi ata pretenduan se me fitimin 1% ata humbën 300 mijë euro. Fitimi me 1% ishte për shumicën 2.6 lekë. Në fillim kompanitë kërkuan fitim 18 lekë fitim, por ramë dakord të jetë 15 lekë. Në Shqipëri rritja është 22-23% nga çmimet e mëparshme. Rritja e çmimit në Maqedoninë e Veriut është 61%, në Greqi 41% dhe në Malin e Zi është 38%”, pohon Bejtja.

“Nëse kemi të njëjtën metodologji pyetja ime është çfarë po bën qeveria tani? Ka një abuzim në gjithë zinxhirin e transaksionit, nga blerja në bursë deri tek konsumatori. Prandaj duhet transparencë prandaj kërkoj listën e shpenzimeve që i janë njohur kompanive. Shoqata e tyre kartel po sulmon qeverinë jo për të mbrojtur kompanitë por për të përcaktuar çmimet në treg. Sa brokera shesin nafte ne Shqipëri, se mua nuk me dalin me shume se 2. Praktikisht ne Shqipëri shesin vetëm 2 persona. Tregu ynë është i deformuar, dhe ka shkelje e deformime të konkurrencës, prandaj dhe ne ngremë bordin, ne po vëmë nën kontroll vetëm abuzimin. Thuajse për të gjitha produktet kanë shoqata që përcaktojnë çmime abuzive”, tha Braçe.

Ora 14:33
Braçe kundër marzheve të fitimit të karburanteve: Një biznes me shpenzim maksimal 830 mijë lekë, ju i jepni 1.5 mln leke

 

Deputeti i PS-së, Erion Braçe ka folur në Komisionin e Ekonomisë për faturat nga doganat dhe llogaritje të shpenzimeve të kompanive, ku akuzon qeverinë se i njeh më shumë shpenzime bizneseve nga sa kanë në të vërtetë. Braçe kundërshton marzhet e fitimit dhe shpenzimet që njihen nga qeveria për kompanitë e karburanteve.

“Një karburant që shet 1000 litra naftë, 500 litra benzinë dhe 250 litra gaz. Shpenzimet që i njihni ju janë 787 mijë lekë, ndërkohë që këta kanë 4 punëtor, 200 mijë lekë, 300 mijë lekë qira, harxhon 42 mijë lekë energji, të gjitha këto shkojnë 542 mijë lekë kur e ka pikën me qira dhe vetëm 242 mijë lekë kur e ka pikën e vet.  A e bëni dot diferencën me fitimin e përcaktuar. Karburant mesatar që shet 2000 litra naftë, 1000 litra benzinë, dhe 500 litra gaz. Shpenzimet që i njihni ju shkojnë 1.565 mijë lekë, ndërkohë që po ti marrë me 6 punëtor bëjnë 300 mijë lekë, me 8 punëtor shkojnë 400 mijë lekë, qira 350 lekë, harxhon 60 mijë lekë – 80 mijë lekë, pra shpenzimi maksimal 830 mijë lekë. Po kur nuk paguan qira e ka 430 mijë lekë, a e shikoni diferencën e madhe. Sa doni t’ju shtoj për lekët nëpër banka për ferrari dhe të gjitha ca mbajnë këta.

Një karburant i madh që shet 5000 litra naftë, 2500 litra benzinë dhe 1000 litra gaz në ditë, shpenzimet që i njihni ju shkojnë 3.8 milionë lekë, dhe shpenzimet për pikat e branduar shkojnë 1.1 milionë lekë, 1.4 milionë nëse e ka energjinë me 18.8 lekë dhe kur nuk kanë qira për të paguar maksimumi është 938 mijë lekë. Doni tua fal dhe 2 milionë lekë për shpenzimet e tjera, po ua fal, por nuk arrin tek 3.8 milionëshi”, tha Braçe.

Aktet normative lidhur me marzhin e fitit të kompanive të karburanteve dhe ngritjen e bordit të transparencës u miratuan në komisionin e Ekonomisë, ku deputeti socialist Erion Braçe zgjodhi të abstenonte, ndërsa opozita votoi kundër.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Drini: 19/04/2022 14:40

    Vjedhin me doren e qeverise keta more Brace dhe qeveria ka frike nga Shefqet Kastrati dhe Met Hasa.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja