Braçe: Mendje të poshtra të disa politikanëve lobuan kundër Shqipërisë por nuk ia dolën në KE

Braçe: Mendje të poshtra të disa politikanëve lobuan kundër Shqipërisë por nuk ia dolën në KE

Zv. kryeministri Erion Braçe ka komentuar vendimin e KE i cili refuzoi kërkesën e Holandës për rikthimin e vizave për Shqipërinë. Braçe tha se lobimi ekstrem në parlamentin e Holandës ishte punë e disa shqiptarëve të poshtër, për interesat e tyre.

"Ky vend, Shqipëria është vendi më i tradhtuar në këtë të Europës!Nga shqiptaret vete, politikanet me pushtet ose jo, se pari! Lobimi prane nje grupi ekstrem ne parlamentin e Hollandes, pavaresisht qendrimit korrekt e te bazuar ne fakte te Qeverise se Hollandes, ishte pune e ca shqiptareve te poshter. Si perhere, i njejti takem historik; Si perhere, per interesa mirefilli politike, interesa personale pushteti! Ju pata thene; Mendja e poshter e ketyre politikaneve, beri ceshtje “rikthimin e vizave” me qellimin elektoral te ndeshkimit te Partise Socialiste ne mitingjet e dhunes, zgjedhje gjithashtu.

Ja dolen duke lobuar prane nje grupi te vogel ekstremist ne parlamentin e Hollandes; Nuk ja dolen duke vene ne gojen e komisionerit Avramopulos genjeshtra banale per kete ceshtje, madje u pergenjeshtruan publikisht; Nuk ja dolen as ne Komisionin Evropian qe rrezoi kerkesen e Hollandes sot.

Pa diskutim, ne duhet te vazhdojme punen ne te gjitha aspektet qe lidhen me rregjimin e levizjes pa viza, te trajtojme edhe ceshtjet qe u perdoren si arsye per kete histori, te konsolidojme arritjet e ti bejme ato te qendrueshme! Por, keta shqiptaret e poshter qe perdoren Shqiperine, luajten mbi kurriz te shqiptareve te tjere te zakonshem, kaq kollaj duhet ta kalojne?! Une mendoj JO!

Minimalisht duhet te turperohen publikisht! Qe te mos guxojne me! Betejat politike ky takem le ti bej me ne, me dhe ne kurriz te shqiptareve, mos te guxojne me! Rroftë Shqipëria", shkruan Braçe.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Emigrant usa: 04/07/2019 02:51

    TE KUPTOJ SHUME MIRE Z BRACE PO ME KUJTOHET AJO MAKINA E VJETER QE TI LEVIZJE NEPER FIER KURSE TANI TI LEVIZ ME NJE FORISTRADE NE NJE MOMENT KU AI FSHATARI I FIERIT KALON MUAJIN ME 6000 leke ne muaj qe ti mbush foristraden tendeme benzine KJO ESHTE ME E KEQE SE DIKUSHI QE FLET O LOBON KUNDRA SHQIPETAREVE APO SA DUN TJA DINE TE HUAJTPERSHQIPETARET DESKRIMINIMI PER NE SHQIPETARET NA NDJEK NE CDO MOMENT TE JETES DHESIDOMOS NE BE

    Përgjigju
  • Turi: 04/07/2019 00:18

    Po kush jane keta? Pse nuk I thoni me emra? Apo vazhdojne kungulleshkat

    Përgjigju
  • Vicidoli: 03/07/2019 23:05

    Rrnoft Birisha

    Përgjigju
  • Robshi PPPD: 03/07/2019 22:50

    Po ore po mushkonja janë... Po gjithë ajo droge që mbollet drogaxhi do prodhonte... dhe problemi i hollandezeve drogaxhite shqipëtare janë... tani mendojë vetë kush e ka fajin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur