Zjarret në Divjakë/ Braçe: Është e qëllimtë e kriminale! Nuk shoh as shefin e asnjë polic! Reagon Policia pas videos: Shoqëruam 5 persona

DIVJAKË- Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar për situatën e zjarreve në Divjakë duke thënë se gjithçka po ndodh është kriminale dhe e qëllimtë.

Një mesazh e kishte për policinë që nuk ishte e pranishme në vendngjarje, por shpreson se po merret me personat që vënë zjarret qëllimisht.

Sipas Braçes, nëse policia nuk po merret me këtë çështje, nuk ka për t’ia falur askujt.

“E kuptoni ç'keni bërë apo jo? Kjo është e pashembullt dhe kriminale. Është e qëllimtë natyrisht. Nuk ka pikë dyshimi që gjithë furtuna me zjarret dje dhe sot në Shqipëri është kriminale. Shumë faleminderit banorëve dhe zjarrfikësve që po merren me këtë punë këtu në krahun e Divjakës që të premten u shua. Por nuk mbaron këtu, nuk mbaron me kaq. Pavarësisht se nuk e shoh fare këtë shefin e policisë e asnjë polic këtu, shpresoj që të jenë duke u marrë me ata që i kanë vënë zjarrin Divjakës. Në rast se se bëjnë as këtë, kemi punë tjetër se këtë situatën që shihni këtu s’kam për t’ja fal kujt”, tha Braçe.

Pas njoftimit të ish-zv.kryeministrit, ka ardhur edhe reagimi i Policisë së Shtetit, e cila bën me dije se janë shoqëruar në Komisariat 5 persona, si autorë të zjarreve të qëllimshme. Situata e zjarreve është probleme në vendin tonë ku aktualisht janë 6 vatra aktive, teksa flakët kanë përpirë 38 shtëpi të pabanueshme.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:56
Zjarri në dy fshatra të Divjakës, shoqërohen në polici 5 persona

1659981472_brace.jpg

5 persona janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Divjakë për zjarret në Divjakë.

Pasditen e sotme, në fshatin Biçukas, ka rënë zjarr i cili për shkak të erës është përhapur dhe ka arritur në fshatin Shën e Premte, Divjakë, ku janë djegur sipërfaqe me shkurre, ullinj e bimësi të ndryshme. Në ndihmë të shërbimeve zjarrëfikëse, kanë shkuar shërbimet e Komisariatit të Policisë Divjakë dhe forca të shumta Policie nga DVP Fier. G

rupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të rënies së zjarrit dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të autorëve të kësaj ngjarje.

/B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen