Brace në Facebook: Si hyri
ish-ministri peruan në Shqipëri

Brace në Facebook: Si hyri <br />ish-ministri peruan në Shqipëri
TIRANE - Nëpërmjet një postimi në Facebook deputeti Erjon Braçe ka publikuar të dhëna të reja lidhur me qëndrimin në Shqipëri të ish-ministrit peruan Augusto Blacker Miller.

Braçe, duke iu referuar të dhënave siguruar nga sistemi “Tims” tregon se Miller lindur më 18.10.1945 në Peru, ka hyrë në Republikën e Shqipërisë në datë 10.09.2012, ora 12:31 minuta me linjën ajrore “AlItalia nga Roma me pasaportën nr.4698977-PE.

Në sistemin “Tims”, thekson Braçe nuk rezulton asnjë dalje e Miller nga Republika e Shqipërisë. Në reagimin e Ministrisë së Brendshme shqiptare, pas lajmit në median peruane për arrestimin, thuhej se nuk ka asnjë kërkesë nga Interpoli për të arrestuar Miller.

Sipas deklaratave të Braçes, ai zotëron fletë-arrest ndërkombëtar lëshuar në vitin 2004, numrin e të cilit e ka publikuar në Facebook (Numri i fletë-arrestit ndërkombëtar AË0000200001920 AV.13-2004).

Po ashtu, sipas Erjon Braçes për Blacker Miller ekziston një vendim nga gjykata peruane datë 22.08.2008.

Nëse do t’i referohemi përsëri prononcimit të Ministrisë së Brendshme në të thuhet se Interpol Tirana nuk e ka arrestuar ish-ministrin e jashtëm peruan.

Redaksia online
(eç/aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me të paktën 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me të paktën 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar