Braçe nis denoncimet e tregtarëve që kanë abuzuar me çmimet: Vaji 'floriol' nga 145 lekë para 25 ditësh, sot 345 lekë litri! A ka moral ky fitim?

Sikurse paralajmëroi një ditë më parë, deputeti socialist Erion Braçe ka denoncuar tregtarët që kanë abuzuar me rritjen e çmimeve. Me një postim në Facebook, Braçe përmend vajin e markës "floriol", teksa shkruan se nga 145 lekë para 25 ditës, sot shitet me 345 lekë litri.

Braçe i drejton edhe disa pyetje pronarëve të kësaj marke, ku thotë: "çfarë ka ndodhur me produktin tënd? Me magazinën tënde? Kur e ke sjellë furnizimin e fundit? Me çfarë çmimi? Cila është norma jote e fitimit? A ka moral ky fitim?"

Teksa kërkon një hetim për këto abuzime me çmimet në treg, Braçe thotë se tërmeti e pandemia kanë sjellë ndryshime të kërkesës e ofertës në një ekuilibër të ri, por thekson se ky ekuilibër nuk mund të zhvendoset në dëm të qytetarëve prej abuzimit.

"Unë nuk kam asgjë me tregtarët! Unë nuk kam asgjë me të pasurit! Pooooo, problemi im janë abuzuesit dhe abuzimi ndër ta! Tërmeti, pandemia, rinisja pas pandemisë, kanë sjellë ndryshime të kërkesës e ofertës në një ekuilibër të ri; Lufta, paniku e paqartësia prej saj, ka zhvendosur kërkesën dhe në kushtet e një oferte të pandryshuar ende, po imponon një ekuilibër të ri! Por, ky ekuilibër nuk mund të zhvendoset në dëm të qytetarëve prej abuzimit, grykësisë për të fituar fort tani, duke bllokuar magazinat, ulur ofertën përmes uljes artificiale të sasisë së mallrave në qarkullim. Zonjë po të drejtohem ty sepse më thanë që kontrollon tregtimin e vajit floriol; po të drejtohem ty sepse më thanë që produkti yt ka njohur një rritje çmimi të llahtarshëm-nga 145 lekë për litër 25 ditë më parë, në 320 lekë për litër dje e në dyqanet e lagjeve çmimi arrin në 345 lekë për litër! Çfarë ka ndodhur me produktin tënd? Me magazinën tënde? Kur e ke sjellë furnizimin e fundit? Me çfarë çmimi? Cila është norma jote e fitimit? A ka moral ky fitim? Për mua jo! Për organet fiskale duhet verifikuar deri në fund!", shkruan Braçe.

Çmimet e produkteve të shportës, por edhe çmimet e karburanteve në vendin tonë janë rritur ndjeshëm. Qytetarët kanë protestuar në gjithë vendin duke kundërshtuar rritjen e çmimeve.

Ndërkohë, qeveria ka ngritur një bord mes qeverisë dhe furnitorëve të naftës për të ndalur abuzimet me çmimet. Bordi Kombëtar i Administrimit të Karburantit do të kontrollojë çmimin e naftës në vend, ndërsa kryeministri Edi Rama u ka bërë me dije sot furnitorëve së do të vendosin një çmim ndryshe, do të humbasin pikën e karburantit.

Autoriteti i Konkurrencës ka nisur hetimin për kompanitë që tregtojnë produktet e shportës, konkretisht për kompanitë që tregtojnë vaj, miell, vezë, oriz dhe sheqer. Prej 25 shkurtit Autoriteti i Konkurrencës ka nisur monitorimin e kompanive të tregtimit të karburanteve.

 

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 13/03/2022 01:13

    /ILIR/,komenti juaj me kujtoi situaten paradoksale qe u krijua ne treg ne 2019-2020 nga Covidi.Jetoj prej 22 vjetesh jashte dhe prinderit prej 24 vjetesh.Nena ime thoshte se atehere me 50$ mbushje te gjithe karrocen,sot me 20$ vetem nje cante.S.d.q.kur filloi pandemia,filloi dhe paniku,supermarketet u zbrazen nga /produktet e shportes/sic i quani ju aty,por dhe sende te tjera jetike.U desh muaj qe t'a rimerrnin sidisi veten.Me kujtohet nje dite nje grua qe thoshte se nuk e besonte kurre qe nje dite do te ishte aq e lumtur se gjeti nje pako miell!Le te shpresojme qe gjendja nuk do rendohet deri aty sa te mos kete ushqimet baze,ose qe cmimet te behen te paperballueshme jo vetem per individin qe t'i bleje,por edhe per shtetin qe t'i mbuloje.

    Përgjigju
  • ilir: 12/03/2022 18:33

    Me gezon fakti qe keto mallra jan akoma ne treg dhe ishalla nuk do na mungojne dhe ne te ardhmen e afert dhe te mesme! Goj si kjo e populistit ERJON nuk mund te flasin si bythe! Ky kaq i zgjuar a di te bej nje artikull duke u bazuar ne fakte? A beri ky si zvendes kryeminister dhe deputet i zones me pjellore ne vend, ndonje politik per prodhimin e grurit , misrit e lulediellit dhe produkteve te tjera qe duhen per shporten sa ishte ne keto pozicione? Mendoj se koha eshte a ka ne rezervat e shtetit gjendje per mbajtjen gjall te popullsis ne luften qe eshte ne prag dhe qe me shum gjasa do mbylli cdo rrug furnizimi? Le te shtrojm pyetjen e thjeshte: -A punojn sirenat e alarmit ajror e Atomik ne qytetet tona te medha? -A ka vendestrehime ose te pakten bodrule te nendheshme te mjaftueshme per popullsin e qyteteve? -A ka nje plan qeveritar per prova te reagimit te popullsis se qyteteve ne rast te nje sulmi nga ajri?

    Përgjigju
  • xx..: 12/03/2022 16:14

    Me abuzimet e cmimeve vetem drejtesia duhet te merret po bracja ska prapanic ti coje para drejtesis

    Përgjigju
  • Lui: 12/03/2022 14:44

    Une kam mbi 5 vjet qe jam kthyer ne Shqiperi dhe atehere e kam gjetur cmimin e vajit rreth 150-160 leke. Nuk e di ku paska qene ky vaj me 145 leke para nje muaji..?! Flas per ne Tirane. Une jam me ty Erjon per keto denoncime. Por behu pak me realist dhe i sinqerte. Gjithesesi qe kane abuzuar me cmime kjo dihet qe prej 30 vjetesh. Por te abuzosh ne nje kohe krize me nje popullsi te varfer sic jemi ne, kjo eshte jo vetem e turpshme, por kriminale. Keta tregetaret keshtu justifikojne dhe komunistet kur erdhen ne pushtet qe bene raprezalje me kulaket. Me arsyen qe kane abuzuar me perfitimet para, gjate dhe pas luftes se dyte boterore komunistet jo vetem konfiskuan pasuri perrallore te kulakeve, por dhe i futen neper burgje shume nga ata.. Mos ndoshta eshte rikthyer historia dhe ne sot duhet te bejme te njejten gje sic bene komunistet ne ate kohe?! Une personalisht jam per PO..

    Përgjigju
  • Ben: 12/03/2022 14:42

    Ke te drejte Eriono.Po ta njohin zonjen qe tregton kete vajin,do ta kuptoni pse ka shku çmimi kaq dhe mund te shkoj me lart.

    Përgjigju
  • Besa: 12/03/2022 14:22

    Skandal kudo.Edhe ne ministrine e arsimit.Arsimi skandal.Znj.Kushi beri thkesht nje transferim te ish drejtoreshes se DRAp Brunilda Dhami me preçedente penal.

    Përgjigju
  • Hasani: 12/03/2022 11:45

    O Erjon, boll na vodhet

    Përgjigju
  • Mira: 12/03/2022 11:12

    Z Erjon.Sikur te ishin te gjithe pozitive!Koleget tuaja Vilma Bello dhe shoqet e saj hane darka dhe dreka te strenjta ku shperblehen per qokat qe kane bere.

    Përgjigju
  • Maks: 12/03/2022 11:11

    Futini ne burg sequestro pasuris ashtu sic beri enveri me abuzusit e cmimeve pas lufte

    Përgjigju
    • Maks: 12/03/2022 18:55

      Po ilir ke te drejt Por un e kam per te gjith ata qe abuzojn me cmimet ne kohe lufte dhe jo lufte

    • iliri: 12/03/2022 18:38

      Maksi a mendon se sekuestrimi dhe rishperndarja duhet te filloj qe nga ato mijra hektar toke qe fshataret tane te ardhur neper qytete tashme dhe qe protestojn per cmimin e ushqimit, kan len djere dhe te braktisur? Mund te ankohet per papunsi nje fashatar qe detyrimisht ka, nese nuk i ka shitur per te blere nje makine, toke e kullote?! A mund te ankohet per ritje te cmimit te karburantit nje i papune?!!

  • Taku: 12/03/2022 10:49

    Te caktosh cmimet ne treg do tw thote qe tregu nuk funksionon, cka ne periudha afatmesme eshte shume e rende per kete sistem pasi tregjet funksionojne o zoti brace. Por fajin e ka qevwria qe ka krijuar monopole dhe jo ne kuptimin vetem te njeshit por dhe te disa njeshave duke i dhene portet aeroportet koncesione nga te gjitha anet dhe pastaj pse sleviz tregu .. ska treg . Ka oligarke qe nuk funksionkjne me treg por njesoj si vefe shteti pra caktojne cmimet dhe sasite dhe ju e dini e beni si kone ham ham

    Përgjigju
  • Populli: 12/03/2022 10:42

    Futini ne burg se duke folur aty nuk ndryshon asgje..

    Përgjigju
  • TA RRAS LALA: 12/03/2022 10:41

    Bravo Erjon Braçe po Edi Palla duhet ti thrasi mēndjes ksaj palçoje jo zonj kjo nuk është kurr duhet ti tregohet vëndi. Shteti prandaj është të veproi deri në sekustrim. Shikoni çfar i bëri Anglia Abramoviçit ja suekuestroi klubin Rusit. Mos vall Shqipria dhe Edi Rama jan më demokrat se Anglia ? Populli Shqiptar duhet ti tregoi vendin Edi Ramës. Rama üo do që të drejtoi këtyre fundërrinave kriminel tregtar tju tregoi që ka shtet. Ose në të kundrën hap krahun Zoti Edi.

    Përgjigju
  • Lili: 12/03/2022 10:25

    Te thuash te verteten pasi e ke lejuar te ndodhe eshte demagogji dhe tallje. Mjaft erion. Hap krahun se egoizmi ka kaluar cdo mase tek ju

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vinicius zgjidhet futbollisti më i mirë i vitit, çmimet e

Vinicius zgjidhet futbollisti më i mirë i vitit, çmimet e "Globe Soccer"! Dominon Real Madrid