Rritja e çmimeve, Autoriteti i Konkurrencës nis hetimet për kompanitë që tregtojnë produktet e shportës

Rritja e çmimeve, Autoriteti i Konkurrencës nis hetimet për kompanitë që tregtojnë produktet e shportës

Foto ilustruese

TIRANË- Autoriteti i Konkurrencës ka nisur hetimin për kompanitë që tregtojnë produktet e shportës. Përmes një njoftimi për shtyp, Autoriteti i Konkurrencës bën me dije se kjo vjen në një kohë kur çmimet e produkteve të shportës kanë pësuar një rritje të ndjeshme. Nga sot janë vendor në hetim të gjitha kompanitë që shesin vaj, miell, vezë, oriz dhe sheqer.

“Ndërkohë, Autoriteti i Konkurrencës, në zbatim të nenit 28 të Ligjit nr.9121/2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”, nxitur edhe nga informacionet e shqetësimet e marra nga media për rritjen e menjëhershme të çmimeve për produktet e shportës, nëpërmjet Urdhrit nr.190, datë 11.03.2022, dhe Urdhrit nr.192, datë 11.03.2022, ka vendosur menjëherë nën monitorim subjektet të cilat operojnë në tregun e produkteve vaj vegjetal, miell, vezë, oriz dhe sheqer”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë, prej 25 shkurtit nën hetim janë të gjitha kompanitë e tregtimit të karburanteve. Autoriteti i Konkurrencës bën me dije se kompanitë e tregtimit të karburantit që kanë shkelur ligjin do të penalizohen.

“Autoriteti i Konkurrencës, siç ka njoftuar më herët, në datën 3.02.2022 ka nisur monitorimin e tregut të karburanteve naftë dhe benzinë dhe, pas evidentimit të disa dyshimeve të arsyeshme për shtrembërim të mundshëm të konkurrencës, ka filluar hetimin që në datën 25.02.2022, me Vendimin nr. 866, ‘Për hapjen e procedurës së hetimit paraprak në tregun e tregtimit me shumicë të karburantit naftë dhe benzinë’. Autoriteti i Konkurrencës, me përgjegjshmëri të lartë ligjore, i shfrytëzoi maksimalisht kompetencat që i jep Ligji nr. 9121/2003 ‘Për mbrojtjen e konkurrencës’, ndaj edhe procedura e mësipërme e hetimit filloi që me marrjen e sinjaleve të para dhe konstatimeve se, në muajt e fundit, çmimet e karburanteve naftë dhe benzinë kishin një tendencë për tu ngritur, pra pa pritur agravimin e situatës së ditëve të fundit. Bëjmë me dije se, të gjitha kompanitë e tregtimit të karburanteve janë nën hetim dhe, për ato kompani që do të provohet se kanë shkelur dispozitat e ligjit nr. 9121/2003 ‘Për mbrojtjen e konkurrencës’, masat e Autoritetit të Konkurrencës do të jenë në përputhje me penalitetet e parashikuara”, thuhet në njoftim.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arber: 12/03/2022 09:44

    Dikur i quanin SABOTATORE kurse sot quhen TE KORRUPTUAR

    Përgjigju
  • Gripi: 12/03/2022 07:00

    Shkarkoje dhe coje per ndjekje penale Denar Biben. Deri dje bente te fortin duke na treguar se nuk merret me cmime.

    Përgjigju
  • vilma: 11/03/2022 21:26

    Perse nuk ka vepruar me pare komiteti i konkurences....?? Keta qelbesira duhen shkarkuar te gjith sepse e marin rogen kot...

    Përgjigju
  • [email protected]: 11/03/2022 21:22

    Po deri me sot ca benin keta?! Apo thjesht silleshin si konsumatore te rendomte? Rrogat i kane te majme por pune hic, vec hapin trastat per te zglep na i llokem.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Dronë misteriozë shihen mbi tri baza amerikane në Britani

Dronë misteriozë shihen mbi tri baza amerikane në Britani