TIRANË – "Jam i mahnitur nga zona e re ku do të kandidoj për këto zgjedhje”, - ka deklaruar deputeti socialist, Erion Braçe, kandidat tashmë në rrethin e Lushnjes. Braçe u intervistua sot në studion e “A1Report!” për situatën politike të momentit, listat e kandidatëve, nisjen e fushatës. “Unë jam kandidat në qarkun e Fierit”, - tha Braçe, - por do të mbuloj Lushnjen dhe specifikisht, një KZAZ nr.56 që përfshin Divjakën, Grabianin, Tërbufin, Remasin. Jam i mahnitur nga zona e re, nga ekosistemi i jashtëzakonshëm që Zoti i ka dhënë asaj zone të Shqipërisë, një lagune fantastike, që mund të kthehet në një atraksion. Jam i mahnitur edhe nga puna e jashtëzakonshme e atyre njerëzve, që duhet të jetë zona më ekonomike e zhvilluar e Shqipërisë.
Oferta politike e PS-së është mjaft e qartë për këtë zonë, veçanërisht për Divjakën ku do të fillohet me kanalizime të ujërave të zeza dhe të bardha, me impiantin e pastrimit të ujërave.
Java e shkuar ishte javë e vështirë për mua, për të gjitha ato që ndodhën rreth meje apo vendimarrjes së PS-së. Dua të falenderon pa masë çdo shqiptar që më ka shkruar për atë që kam bërë gjithë këto vite në politike dhe ç’ka qënë produkti i punës sime në politikë, veçanrisht në Berat, ku kam milituar 17 vjet. Tani është moment që t’u them njerëzve që duhet të ecim para dhe zona që mbuloj është një element kyç për rezultatin në Lushnje dhe Lushnja është kyç për rezultatin e Fierit. Duhet të rifitojmë kohë pra. Unë shkoj për herë të parë në atë zonë dhe nuk është e lehtë që për 40 ditë të realizoj detyrën time.
Përsa i përket kandidimit të kolegut socialist, Arben Malaj, Braçe e ndau më vete konsideratën e tij personale për të me atë për Partinë Socialiste. Ai theksoi se “në Vlorë unë kam listën e partisë sime dhe në Vlorë do të ftoj çdo njeri që të votojë për kryetarin e PS-së, Rama e deri tek deputeti ynë më i fundit”.
Lidhur me aktivitetin që është duke u zhvilluar në sheshin para Kryeministrisë, Braçe tha: “Pse duhet të vuajë e bllokohet gjithë Tirana sepse kryetarja e Kuvendit do të bëjë një festë me të rinjtë e partisë së saj? Se pasi kanë bllokuar këtë, kanë bllokuar edhe akse të tjera dhe e kanë lënë Tiranën në një kaos trafiku të paparë. Kishin vënë gjithë ata fëmijë në rresht që të kërcenin sipas Jozefina Topallit. Kemi një regjim arbitrar që shfrytëzon pushtetin e kështu ndodh kudo: në ekonomi, në politikë, në rend e siguri. Kemi një kryeministër që e ruajnë 30 roje dhe vishet me antiplumb ndërkohë që qytetarët vriten e priten kudo.
Përsa i përket cenimit të votës, Braçe theksoi: “Ne kemi marrë çdo masë që të mbrojmë votën e qytetarëve kudo që ndodhen, para dhe pas zgjedhjeve, sepse tashmë e kemi dhe përvojën. Duhet ta dijë zotëria, në pension ose matanë pensionit, se imponimi ndaj administratës shtetërore është dhunim, për të mos thënë pengmarrje e qytetarëve shqiptarë për votën e tyre. Kjo nuk do tolerohet, nuk do falet, drejtor për drejtor. Do përgjigjen për çdo pengmarrje që po I bëjnë administratës”.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com