Deputeti socialist Erion Braçe ka nxjerrë pamjet nga brenda sallës së Kuvendit, ku deputetët e grupimit Berisha-Bardhi kanë rrëmbyer karriget e ministrave, për t’u ulur vetë aty.

Në video shihet Berisha që qëndron i vetëm në vendin e tij, ndërsa ka urdhëruar deputetët e vet për të rrëmbyer karriget.

“Duhet ta meritosh atë karrige”, dëgjohet ndërkohë kryetarja e Kuvendit, t’i drejtohet një deputeti demokrat që ka rrëmbyer karrigen e ministrit, për t’u ulur vetë.

“Protestë kundër Amerikës, Evropës, Perëndimit!

Për një njeri, këtë Salih Berishën;

O njihni këtë, o s’ka.

O hiqini këtij statusin non grata, o s’ka”, shkruan Braçe, ndërsa ka nxjerrë pamjet nga brenda sallës së Kuvendit.


Lajmi kryesor:

Kaos në Kuvend/ Deputetët e opozitës heqin kartat për të votuar, i bllokojnë vendin Nikollës dhe pengojnë me karrige ministrat të ulen, përjashtohen me 10 ditë 23 prej tyre