Braçe nxjerr videon e takimit Berisha-Karamanlis për 'detin': Tradhtia s’tretet në fund të detit, asgjë s’harrohet! Tradhtar bëhesh kur do e firmos ti!

Braçe nxjerr videon e takimit Berisha-Karamanlis për 'detin': Tradhtia s’tretet në fund të detit, asgjë s’harrohet! Tradhtar bëhesh kur do e firmos ti!

Zv. kryeministri Erion Braçe

TIRANË- Zëvendëskryeministri Erion Braçe, ka postuar video në Instagram, të një kronike te Zërit të Amerikës kur ish-kryeministri grek Kostas Karamanlis vizitoi Shqipërinë, në kohën kur në vend ishte kryeministër Sali Berisha. Asokohe, thuhet në kronikë, u nënshkrua marrëveshja mes ministrave të jashtëm, për përcaktimin e kufijve detare, por për përmbajtjen e saj nuk kishte informacion.

E gjitha kjo për Braçen është një tradhti kombëtare, që opozita e atëhershme, sot në qeveri e çoi në Gjykatën Kushtetuese.  

" Tradhtia nuk tretet në fund të detit! Asgjë nuk harrohet! Tradhtar nuk bëhesh kur do një tjeter, por atëherë kur do e firmos ti", shkruan Braçe.

Çështja e detit është rikthyer në vëmendje të opinionit publik ku opozita akuzon kryeministrin Edi Rama se i ka falur detin Greqisë, por kreu i qeverisë ka deklaruar se një gjë e tillë nuk është e vërtetë, por çështja do të gjykohet nga një Gjykatë Ndërkombëtare.

 

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • dulja: 29/12/2020 13:56

    keta jane plerat e kombite qe kerkojne votate e popullit

    Përgjigju
  • AQIF KAPERTONI: 29/12/2020 11:54

    O miush, na thuaj cik kush eshte me e madhe si numer, 12 milje apo 6 o miush!!!

    Përgjigju
  • albi: 29/12/2020 11:48

    Lere videon o debil. Flasim per sot ate gje e kemi marr vesh.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare

Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare